Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë mësimin në solidaritet me studentët e Tiranës

14 Tetor 2026 | 13:49

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Shkodrës kanë bojkotuar procesin mësimor, në shenjë solidariteti me protestën e studentëve në Tiranë.

Ata kundërshtojnë dhunën e ushtruar nga Policia gjatë tubimit të një dite më parë dhe shprehen se reagimi i tyre synon të sjellë ndryshime.

Studentët thonë se do të ndjekin zhvillimet në kryeqytet dhe u bëjnë thirrje edhe të rinjve të tjerë t’i bashkohen protestës.

“Sot, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, i kemi bojkotuar mësimet. Jemi përgjigjur në solidaritet me thirrjen e studentëve në Tiranë dhe do të vazhdojmë të shohim se si do të shkojnë gjërat. Shpresoj që atje të mos përkeqësohet më tej situata, sepse, siç e thashë edhe më parë, është bërë një makabër e vërtetë.

Policia nuk duhet të ushtrojë kurrë kaq shumë dhunë ndaj qytetarëve. Siç thonë edhe në ministri, policia është krijuar për të na mbrojtur dhe jo për të ushtruar dhunë, siç ndodhi dje. Kjo është krejtësisht e gabuar.

Sot kanë nisur edhe disa bojkotime në Tiranë nga nxënës të disa gjimnazeve dhe i përgëzoj ata që nuk kanë rënë pre e presionit që shteti ushtron ndaj studentëve. Do të kishte qenë shumë më mirë të shkonim në Tiranë, në mënyrë që të bëheshim sa më shumë”, është shprehur një student.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Momenti kur protestuesi nuk ndihet mirë, studentët i vijnë në ndihmë (VIDEO)

Në protestën e kësaj ë mërkurë përveç studentëve janë bashkuar edhe të moshuar e qytetarë të shumtë teksa shprehin mbështetjen e tyre ndaj revoltës së...
13:37 | 14/10/2026

Përshkallëzohen tensionet në protestë, fishekzjarrë drejt policisë dhe gurë ndaj autobotit

Tensionet kanë vijuar në protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të efektivëve të policisë dhe godinës së...
13:27 | 14/10/2026

Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet

Delegacioni i BE në Shqipëri ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me protestën e studentëve që për të dytën ditë po vijon para Ministrisë...
13:07 | 14/10/2026