Pavarësisht dhunës dhe reprezaljes policore ndaj tyre, studentët vijojnë të qëndrojnë stoikë dhe të mos tërhiqen, teksa situata është tensionuar së tepërmi te Ministria e Arsimit.
Në kor dhe në mes gazit lotsjellës e boteve të ujit në drejtim të tyre, studentët kanë bërë thirrje për rrëzimin e diktaturës, teksa i referohen qeverisjes së Edi Ramës.
‘Edi Rama ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru…’, dëgjohen studentët në thirrjet e tyre në kor, teksa sfidojnë forcat e rendit.
© SYRI.net