Rooney kritikon ashpër Martinezin: Po fyen shokët e skuadrës, mund të jetë i pari që largohet nga United

Legjenda e Manchester United, Wayne Rooney, ka kritikuar ashpër Lisandro Martinezin pas deklaratave të mbrojtësit argjentinas për politikën e transferimeve të klubit, në vazhdën e humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” nuk i ka mirëpritur komentet publike të Martinezit, duke theksuar se çështje të tilla duhet të diskutohen brenda klubit dhe jo përmes deklaratave në media. Sipas Rooneyt, kritikat ndaj politikës së afrimeve mund të krijojnë tensione të panevojshme në një periudhë kur skuadra po kalon një moment të vështirë.

“Po tregon mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës. Kjo nuk do ta ndihmojë situatën që po kalon aktualisht klubi”, u shpreh Rooney gjatë një interviste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht kritikave ndaj mënyrës se si është shprehur, Rooney ndan me Martinezin mendimin se Manchester United ka nevojë për investime të rëndësishme në merkato. Sipas tij, skuadra duhet të përforcohet në disa reparte, në mënyrë që të bëhet më konkurruese dhe të rikthehet mes ekipeve pretendente.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ish-sulmuesi anglez vuri në dyshim nëse vetë Martinez është në pozicionin e duhur për të bërë deklarata të tilla.

“Ai dëshiron që klubi të investojë më shumë para për të afruar lojtarë të tjerë. Por, nëse do të isha i sinqertë, ai mund të ishte një nga lojtarët që do të largohej”, deklaroi Rooney.

Pavarësisht rezultatit 2-0, Rooney vlerësoi se nga ndeshja me Atletico Madridin mund të nxirren edhe elementë pozitivë. Megjithatë, ai theksoi se Manchester United duhet të gjejë zgjidhje për problemet e tij dhe të shmangë polemikat që mund të ndikojnë negativisht në atmosferën brenda skuadrës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?