E mërkurë, 14 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Më tradhtonte”, 35-vjeçari i vuri flakën banesës, brenda ndodhej edhe bashkëjetuesja dhe fëmija i tij! Të moshuarit humbën jetën

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Shkozë, ku çifti i të moshuarve, Ismete dhe Agim Ziu, përkatësisht 65 dhe 68 vjeç, humbi jetën pasi banesa e tyre sociale u përfshi nga flakët.

Për ngjarjen është arrestuar Astrit Idrizi, 35 vjeç, dhëndri i viktimave, i dyshuar për zjarrvënien e qëllimshme të banesës ku jetonin prindërit e bashkëjetueses së tij.

Reklamë

Idrizi ka deklaruar se prej kohësh dyshonte se bashkëjetuesja e tradhtonte. Këto dyshime raportohet se kanë shkaktuar debate të vazhdueshme mes çiftit dhe dyshohet se kanë qenë edhe motivi që e ka shtyrë të vërë zjarrin në banesë.

Në momentin e ngjarjes, brenda banesës ndodheshin prindërit e bashkëjetueses së tij, të cilët nuk arritën të mbijetonin. Aty ndodheshin gjithashtu edhe bashkëjetuesja e 35-vjeçarit dhe fëmija i tyre.

Reklamë

Nëna dhe fëmija u nxorën nga shërbimet zjarrfikëse dhe efektivët e Policisë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, të dy ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor 2026, në banesat sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë.

Pas njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje, ku nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe mbledhjen e provave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.