Pagat e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë janë ekzekutuar sot, më 14 tetor, ka konfirmuar për Klan Kosova Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës.
Të lidhura
None found
Konfirmimi është dhënë në një përgjigje zyrtare ndaj pyetjeve për grevën e punëtorëve teknikë në institucionet arsimore të kryeqytetit.
Me realizimin e pagesave, sipas njoftimit të Drejtorisë së Financave, është zgjidhur çështja për të cilën ishte kërkuar sqarim.
Sa i përket vendimit për vazhdimin ose ndërprerjen e grevës, Komuna e Prishtinës ka theksuar se këtë duhet ta bëjnë të ditur përfaqësuesit e punëtorëve.



