Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në Shkozë/ 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën dy të moshuarit

    Gërdeci/ Familjarët e viktimave letër të hapur kreut të GJKKO-së: Zgjidhni ngërçin, procesi ndaj Fatmir Mediut nuk mund të mbetet peng i rregullores

    Tronditet Interi, trajneri Chivu e konfirmon pas disfatës në Champions: Marr përgjegjësinë…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Tragjedi në Shkozë/ 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën dy të moshuarit
    Aktualitet

    Tragjedi në Shkozë/ 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën dy të moshuarit

    October 14, 2026
    Tragjedi në Shkozë/ 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën dy të moshuarit

    Zbardhen rrethanat e zjarrit të rënë rreth mesnatës në banesat sociale në Shkozë, ku humbën jetën dy bashkëshortë të moshuar.

    Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor 2026, në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë të Tiranës.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.

    Nga hetimet paraprake, ku morën pjesë ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se 35-vjeçari me inicialet Astrit Idrizi i ka vënë zjarrin banesës së çiftit I. Z., 65 vjeçe, dhe A. Z., 68 vjeç, të cilët ishin prindërit e bashkëjetueses së tij.

    Si pasojë e zjarrit, të dy bashkëshortët u dërguan në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve dhe humbën jetën.

    Autori i dyshuar u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, falë veprimeve të shpejta të shërbimeve policore.

    Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar motivet e mundshme të zjarrvënies.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    35-vjeçari i dyshuar dy të moshuar të vdekur hetimet për ngjarjen humbja e dy jetëve krim në familje kronika e zezë ngjarje e rëndë në Tiranë Policia e Tiranës Shkozë siguria në banesa tragjedi në Shkozë viktimat e zjarrit zjarr në banesën e prindërve zjarrvënie e qëllimshme zjarrvënie në banesë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në Shkozë/ 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses, humbin jetën dy të moshuarit

    October 14, 2026

    Gërdeci/ Familjarët e viktimave letër të hapur kreut të GJKKO-së: Zgjidhni ngërçin, procesi ndaj Fatmir Mediut nuk mund të mbetet peng i rregullores

    October 14, 2026

    Tronditet Interi, trajneri Chivu e konfirmon pas disfatës në Champions: Marr përgjegjësinë…

    October 14, 2026

    Protesta tek Ministria e Arsimit/ Të rinjtë i vënë koshat e plehrave në mes të rrugës, i vënë flakën

    October 14, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.