Një protestues ka mbetur i lënduar në kokë, përpara Ministrisë së Arsimit.
Ai është ndihmuar nga qytetarët, të cilët kërkojnë mbërritjen e ambulancës për t’i dhënë ndihmën e parë.
Për të dytën ditë radhazi studentët janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit, sot më të shumtë në numër se një ditë më parë.
Pasi bënë barrikadë me kangjellat, studentët iu vunë zjarrin edhe koshave të mbeturinave dhe reklamave në rrugë.
Ndërkohë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë bënë një lëvizje të shpejtë duke spostuar protestuesit. Policia përdori gazin lotsjellës dhe ujin, ndërsa ka disa të shoqëruar.













