Protesta e studentëve në Tiranë, Ambasada Gjermane shpërndan qëndrimin e Delegacionit të BE-së
Ambasada Gjermane ka shpërndarë qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri lidhur me protestën studentore që po zhvillohet në Tiranë.
Ambasada Gjermane mban të njëjtin qëndrim si Delegacioni i BE-së, i cili, në postimin e tij, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve mes forcave të rendit dhe të rinjve, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të ulin tensionet.
Reagimi i plotë i Delegacionit të BE-së:
Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.
Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.
Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.
Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.
Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.
Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara.
Këshilli i Ministrave miraton disa vendime, Sadleva Bodo emërohet zyrtarisht drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve
Debat mes dy protestuesve, ndërhyjnë disa qytetarë (VIDEO)
Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë mësimin në solidaritet me studentët e Tiranës
- 14:13 Këshilli i Ministrave miraton disa vendime, Sadleva Bodo emërohet zyrtarisht drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve
- 13:59 Debat mes dy protestuesve, ndërhyjnë disa qytetarë (VIDEO)
- 13:54 SHBA-ja nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën
- 13:49 Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Shkodër bojkotojnë mësimin në solidaritet me studentët e Tiranës
- 13:46 IEA paralajmëron: Çmimet e naftës në Evropë mund të rriten, kriza globale zgjatet deri në 2027-ën
- 13:38 Irani përgatitet për luftë me SHBA-në, fortifikon objektet bërthamore dhe stërvit civilët