Tensione tek Rruga e Durrësit, të rinjtë tentojnë të thyejnë derën dhe xhamat e një banke

14 Tetor 2026 | 14:27

Po vijon me tensione protesta studentore në Tiranë, e cila ka nisur që prej mëngjesit me bojkotimin e mësimit në universitete dhe në disa gjimnaze.

Ndërkohë, tensione janë shënuar në Rrugën e Durrësit, ku disa të rinj po tentojnë të thyejnë xhamat e një banke.

Sipas pamjeve, protestuesit, me mjete rrethanore dhe shkelma, tentojnë të thyejnë xhamat dhe derën e bankës. Disa prej tyre shfaqen edhe të maskuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit sulmojnë me shishe molotovë Kryeministrinë, shtohen forcat e policisë (VIDEO)

Protestuesit janë spostuar nga Ministria e Financave drejt Kryeministrisë. Një numër mjaft i lartë i qytetarëve janë mbledhur dhe po qëllojnë me gurë dhe shishe...
17:18 | 14/10/2026

Protestuesit mësyjnë institucionet, pas Ministrisë së Financave, tentojnë të hyjnë brenda KQZ, policia përdor gaz lotsjellës

Është përshkallëzuar në akte dhune protesta në Tiranë, nisur në orët e paradites para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit janë shpërndarë në qendër të kryeqytetit ku...
17:13 | 14/10/2026

Protestuesit hapin dyert dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Financave

Protestuesit kanë lënë sheshin para Ministrisë së Arsimit dhe janë nisur drejt godinës së Parlamentit shqiptar, me thirrjet “Digjeni Parlamentin”. Gjatë rrugës, pranë Parkut të...
17:00 | 14/10/2026