Politikë
Dhuna tek ambasada e Vatikanit, ministria e Jashtme dënon aktet e vandalizmit gjatë protestës

Ministria e Jashtme dënoi aktet e dhunës së protestuesve tek ambasada e Vatikanit, gjatë tubimit të një dite më par.
Në një reagim zyrtar, ministria vëren se e drejta për të protestuar është pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike, por ushtrimi i saj duhet të respektojë ligjin dhe të përjashtojë çdo formë dhune apo vandalizmi.
Reklamë
Sipas ministrisë së Jashtme, autorët e akteve të paligjshme duhet të identifikohen dhe të përgjigjen përpara ligjit.
Institucionet kompetente – thuhet më tej në deklaratë – do të zbardhin plotësisht ngjarjen dhe së bashku me institucionet e përfshira, do të garantojë sigurinë dhe paprekshmërinë e të gjitha përfaqësive diplomatike në Shqipëri.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




