Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Albatros Rexhaj: Rama nuk ka brengë se mund të arrestohet se nuk ka çka! Goditja ndaj Belinda Ballukut ishte puro politike, është grua e mirë

    Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta dhe benzina me 6 lekë më pak

    Policia apel protestuesve: Dhuna nuk tolerohet, personat që kryejnë akte të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Albatros Rexhaj: Rama nuk ka brengë se mund të arrestohet se nuk ka çka! Goditja ndaj Belinda Ballukut ishte puro politike, është grua e mirë
    Kryesore

    Albatros Rexhaj: Rama nuk ka brengë se mund të arrestohet se nuk ka çka! Goditja ndaj Belinda Ballukut ishte puro politike, është grua e mirë

    October 14, 2026
    Albatros Rexhaj: Rama nuk ka brengë se mund të arrestohet se nuk ka çka! Goditja ndaj Belinda Ballukut ishte puro politike, është grua e mirë

    Opinionisti Albatros Rexhaj ka komentuar zhvillimet e fundit në drejtësinë shqiptare, duke u ndalur te kryeministri Edi Rama, çështja e Belinda Ballukut dhe mënyra se si, sipas tij, po funksionon drejtësia e re në Shqipëri.

    Rexhaj u shpreh se është bërë i njohur për qëndrimet e tij në mbrojtje të Belinda Ballukut, ndërsa kritikoi mënyrën se si ndërtohen dhe trajtohen çështjet nga organet e drejtësisë.

    “Pra foli budalli, bëhet zhurmë dhe kjo zhurma bëhet fakt dhe fakti trajtohet si kushedi se çka dhe hajd të merremi ne tashi me këtë punë. Kjo është ‘drejtësia e re evropiane’”, u shpreh Rexhaj.

    Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka shqetësime lidhur me veprimtarinë e drejtësisë, por kjo nuk do të thotë se ai i druhet një arrestimi. Rexhaj deklaroi se Rama nuk është një person që merr para, megjithëse ngriti si problem mënyrën se si delegohet besimi te bashkëpunëtorët.

    “Edi Rama nuk është njeri që merr pare apo që ka marrë pare së paku që kur u bë kryeministër, më herët s’di çka bërë, se unë se mbaj mend”, deklaroi ai.

    Duke folur për mundësinë e një goditjeje nga drejtësia ndaj kreut të qeverisë, Rexhaj theksoi se shqetësimi i Ramës lidhet me atë që ai e cilësoi si përdorim politik të institucioneve të drejtësisë.

    “Edi Rama nuk ka brengë se mund të arrestohet se nuk ka çka, por e ka stres këtë punë sepse një prokuror atje mund me vazhdue me bërë goditjet politike”, tha Rexhaj.

    Në këtë kontekst, ai solli si shembull rastin e Belinda Ballukut, duke e cilësuar goditjen ndaj saj si politike. Rexhaj vlerësoi gjithashtu figurën e Ballukut dhe marrëdhënien e saj me qytetarët.

    “Për shembull goditja ndaj Belinda Ballukut ishte puro politike, Belinda është grua e mirë, u është gjendur njerëzve afër, unë kam pas raste me analizu më tepër kohët e fundit dhe e kuptoj pse njerëzit e duan”, u shpreh ai.

    Gjatë intervistës, Rexhaj komentoi edhe vizitën e ambasadorit amerikan në SPAK, duke argumentuar se bashkëpunimi i Shteteve të Bashkuara me institucionet shqiptare të drejtësisë nuk duhet interpretuar domosdoshmërisht si mbështetje për çështje politike.

    “Por s’ka qenë për dosje politike, por për dosje të krimit të organizuar”, deklaroi ai.
    Rexhaj shtoi se, Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë qeverinë shqiptare një partnere, duke kundërshtuar narrativat që e paraqesin atë si të lidhur me krimin.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Albatros Rexhaj: Rama nuk ka brengë se mund të arrestohet se nuk ka çka! Goditja ndaj Belinda Ballukut ishte puro politike, është grua e mirë

    October 14, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta dhe benzina me 6 lekë më pak

    October 14, 2026

    Policia apel protestuesve: Dhuna nuk tolerohet, personat që kryejnë akte të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi

    October 14, 2026

    Protestuesit sulme edhe ndaj efektivëve, policia hedh ujë dhe gazlotsjellës për të shpërndarë turmën

    October 14, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.