Sadleva Bodo emërohet në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve! E para grua në këtë institucion

Sadleva Bodo është emëruar drejtuesja e re e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Bodo do të bëhet kështu drejtuesja e parë grua në krye të këtij institucioni. Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme vjen pas dorëheqjes së Adriatik Kupit pas 7 muajsh në këtë detyrë. Në 13 vite, janë ndërruar 9 drejtorë që nga Artur Zoto e deri te Kupi.

Para këtij posti Bodo ka mbajtur detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Bodo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme, kur në krye të këtij institucioni ishte Fatmir Xhafaj. Ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Integrimit Europian, Koordinimit, Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Asistencës në Ministrinë e Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi:

Swiss Digital Mobile Reklama

Lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 26, të ligjit nr.81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Adriatik Kupi, drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Sadleva Bodo emërohet drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?