• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën

by Bota Bota
October 14, 2026
in Aktualitet, Kryesore, OP-ED
Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Armand Shkullaku

Sali Berisha, i cili i mbijetoi heroikisht një prej goditjeve më të rënda në historinë e tij politike, nuk ia doli megjithatë ta pozicionojë partinë e tij në sinkron me aspiratat e qytetarëve shqiptarë. Sot, kur mijëra të rinj ndeshen e gjakosen rrugëve të Tiranës me policinë e regjimit, distanca mes forcës kryesore opozitare dhe revoltës qytetare duket edhe më kilometrike.

Katër- pesë muajt e fundit dëshmuan paaftësinë dhe pafuqinë e Partisë Demokratike për t’u orientuar në një situatë të re politike, atë të përballjes direkt të regjimit me qytetarët e shtypur deri dje. I kompleksuar fillimisht nga emri i dhëndërrit të Trump e më pas nga thirrjet e dhjetëra mijëra njerëzve “Rama në burg, Berisha në burg”, lideri historik i PD, e për rrjedhojë edhe ata pas tij, nuk arritën në asnjë çast të vetëm të gjenin vendin e tyre në Shqipërinë e re që po projektohet.

PD, që nuk diti apo nuk qe në gjendje të lexonte shenjat e shëmbjes së regjimit, mbeti e kapur gafil për të patur një vendimmarrje të qartë politike. Në një anë përkrah protestën dhe në anën tjetër bëhet gati për zgjedhje lokale kur pika numër një e revoltës popullore është “nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër”.

Merr pjesë normalisht në komisione parlamentare dhe bën thirrje për aksione radikale në seanca plenare, të cilat përfundojnë pastaj vetëm tek Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbati, Klevis Balliu e ndonjë invid tjetër. Dënon e denoncon dhunën dhe abuzimet por nuk thotë se çfarë rruge do të ndjekë: do të dalë edhe ajo në shesh apo do vijojë të futet në Kuvend nga dyert e pasme të godinës.

Sigurisht që situata inkandeshente, si këto të muajve të fundit, nuk i shpëtonin kurrë nga kapitalizimi një veterani si Sali Berisha. Mirëpo, Partia Demokratike ka mbetur e mbyllur në salla e konferenca, në ripërtëritje e përshpirtje, ndërkohë që situata e krijuar kërkon absolutisht tjetër gjë. Ndoshta mosha dhe plagët e betejës së gjatë të rikthimit, ia kanë zbehur Berishës instiktin e “grabitqarit” që dikur përndizej edhe kur shihte 100 vetë të grumbulluar bashkë.

Ndoshta pamundësia për të rivendosur autoritetin e plotë mbi një parti ku një pjesë e madhe e quajnë të kryer misionin e tyre me mbështetjen që i dhanë për rikthimin, ia bën të pamundur një vendimmarrje që më pas do t’i mbetej rrugëve. Por pse jo dhe një lloj hezitimi për ndonjë shpërthim të pakontrolluar, që ka shumë gjasë të prodhojë rebelimi qytetar, e që do ta nxirrte nga skena e ardhshme politike, është një arsye që shpjegon sjelljen rrotull vetes për katër muaj të Sali Berishës.

Kontrasti mes përplasjes së studentëve me policinë e regjimit dhe sallat e “ripërtëritjes” së Partisë Demokratike, tregon në fakt se dalja nga skena tashmë ka nisur.

Në Shqipëri mund të ndodhë ajo që po ndodh këto ditë në Serbi, ku opozita tradicionale thuajse s’ka më asnjë peshë politike dhe Lista Studentore u prin sondazheve elektorale kundrejt partisë së Vuçiç. Zakonisht shembja e regjimeve kaq të gjata pasohet me një shkundje të të gjithë sistemit politik. PD duhet të kuptojë se nuk mund të vazhdojnë me të njëjtën strategji 15 vjeçare, ndërkohë që historia mund të ndryshojë në 15 ditë.

Pa diskutim që rikthimi i Sali Berishës, beteja e tij epike për të mbajtur gjallë opozitën e vërtetë, janë kontributi më i madh që ruajti fibrën e rezistencës në Shqipëri, pa të cilën nuk do të kishim përballjen e sotme me regjimin. Por nëse Sali Berisha beson se është ende në kohë për të ripozicionuar partinë e tij, vendimi i parë do të ishte ai se s’mund të ketë as zgjedhje as lokale e as ndërkombëtare pa dhënë dorëheqjen Edi Rama. Se veprimi dhe strategjia e vetme e opozitës është sinkronizimi me protestën qytetare.

Pikat që kanë kërkuar protestuesit, që nga largimi i Ramës, përgatitja e zgjedhjeve të parakoshme nga një qeveri kujdestare, ndryshimi i kodit zgjedhor, etj, do duhet të kthehen në programin e PD. Se sa e vërtetë do të ishte PD në këtë rrugë, kjo do të varej nga aftësia për të fituar besimin e qytetarëve, por, qoftë edhe duke parashikuar dështimin, kjo është rruga e vetme që i ka mbetur.

Reforma territoriale apo kandidatët për kryetarë bashkish nuk janë sot axhenda e Shqipërisë. Sali Berisha nuk mund të flasë për narko- diktaturë dhe të veprojë si në demokraci funksionale. Përballë dhunës shtetërore, kokave të përplasura në asfalt, këmbëve të thyera e grushtave në fytyrë, zgjidhja nuk është ripërtëritja e një partie por shpërthimi i një shoqërie. PD duhet të vendosë se ku dhe me kë do të jetë. /Lapsi.al/

Tags: Armand Shkulaku
Previous Post

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestës, Këshilli Shqiptar i Medias: Liria e shtypit në rrezik

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën

October 14, 2026
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestës, Këshilli Shqiptar i Medias: Liria e shtypit në rrezik

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestës, Këshilli Shqiptar i Medias: Liria e shtypit në rrezik

October 14, 2026
Polici i FNSH gati sa nuk e mbyt qytetarin duke e marrë zvarrë nga shalli i lidhur në fyt (VIDEO)

Polici i FNSH gati sa nuk e mbyt qytetarin duke e marrë zvarrë nga shalli i lidhur në fyt (VIDEO)

October 14, 2026
Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin ministrisë së Arsimit

Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin ministrisë së Arsimit

October 14, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin me shishe uji Edi Palokën

VIDEO/ Protestuesit godasin me shishe uji Edi Palokën

October 14, 2026
Zbardhet qëndrimi i Ramës për protestën e studentëve, çfarë u diskutua në mbledhjen e qeverisë

Zbardhet qëndrimi i Ramës për protestën e studentëve, çfarë u diskutua në mbledhjen e qeverisë

October 14, 2026
Përplasja e fortë! Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate. Nuk dorëzohet protestuesit, gurë në drejtim të efektivëve

Përplasja e fortë! Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate. Nuk dorëzohet protestuesit, gurë në drejtim të efektivëve

October 14, 2026
Lirohet nga detyra Adriatik Kupi, Sadleva Bodo zyrtarisht drejtoreshë e Burgjeve

Lirohet nga detyra Adriatik Kupi, Sadleva Bodo zyrtarisht drejtoreshë e Burgjeve

October 14, 2026
Mesazhi i studentëve në ditën e dytë të revoltës para Ministrisë së Arsimit: Politika të rrijë larg

Mesazhi i studentëve në ditën e dytë të revoltës para Ministrisë së Arsimit: Politika të rrijë larg

October 14, 2026
Plagoset në kokë një prej protestuesve, qytetarët kërkojnë ndihmën e ambulancës

Plagoset në kokë një prej protestuesve, qytetarët kërkojnë ndihmën e ambulancës

October 14, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është krahu i djathtë i Tërmet Peçit i arrestuar për “Vjosën”? Si e fali Prokuroria pak muaj më parë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL