Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve Associated Press (AP) po transmeton drejtpërdrejt nga Tirana, ku vijojnë protestat kundër qeverisë. AP raporton se protesta e udhëhequr nga studentët u përshkallëzua të martën, duke degjeneruar në përplasje mes policisë dhe demonstruesve.
Protesta studentore në kryeqytetin shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Associated Press po përcjell drejtpërdrejt zhvillimet nga Tirana, ndërsa demonstratat kundër qeverisë vijojnë mes tensioneve dhe përplasjeve me forcat e policisë.
Në përshkrimin e transmetimit të saj LIVE, AP thekson se protesta e udhëhequr nga studentët u shoqërua të martën me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.
Pasqyrimi nga një prej agjencive më të njohura të lajmeve në botë e çon protestën në Tiranë përtej vëmendjes së publikut shqiptar, duke e bërë atë pjesë të raportimeve ndërkombëtare për zhvillimet politike dhe sociale në vend.
© SYRI.net