• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Detaje-Emrat/ Ky është 35-vjeçari që i vuri flakën banesës se zbuloi tradhtinë e gruas, vdiqën 2 prindërit e saj!

by Bota Bota
October 14, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Detaje-Emrat/ Ky është 35-vjeçari që i vuri flakën banesës se zbuloi tradhtinë e gruas, vdiqën 2 prindërit e saj!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të tjera kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë në Shkozë të Tiranës, ku dy bashkëshortë humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët. Policia ka arrestuar 35-vjeçarin Astrit Idrizi, i dyshuar se i vuri zjarrin shtëpisë së prindërve të bashkëjetueses së tij.

Sipas burimeve, mes Idrizit dhe bashkëjetueses së tij, me të cilën ka edhe një fëmijë, prej kohësh kishin lindur mosmarrëveshje. Mësohet se 35-vjeçari dyshonte se partnerja e tradhtonte, çka, sipas të njëjtave burime, kishte sjellë debate të përsëritura dhe më pas largimin e tyre nga njëri-tjetri.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që konfliktet në çift të kenë lidhje me zjarrvënien, megjithëse motivi i ngjarjes ende nuk është përcaktuar.

Në momentin kur flakët përfshinë banesën, brenda ndodheshin katër persona: prindërit e bashkëjetueses së Idrizit, vajza e tyre dhe fëmija i çiftit.

Dy bashkëshortët, Ismete Ziu, 65 vjeçe, dhe Agim Ziu, 68 vjeç, nuk arritën t’u mbijetonin pasojave të zjarrit dhe humbën jetën.

Ndërkohë, zjarrfikësit dhe efektivët e policisë ndërhynë për të nxjerrë nga banesa vajzën e viktimave dhe fëmijën e saj. Të dy morën ndihmë mjekësore në spital dhe, sipas informacioneve të raportuara, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së 14 tetorit, në një prej banesave sociale në rrugën “Ali Shefqeti”, në zonën e Shkozës. Pas veprimeve të para hetimore, policia arrestoi Astrit Idrizin si të dyshuar për zjarrvënien.

Prokuroria e Tiranës po drejton hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe arsyet që mund të kenë çuar në të.

Dyshimet për tradhti dhe mosmarrëveshjet mes çiftit janë pjesë e informacioneve paraprake të siguruara nga burimet dhe ende nuk përbëjnë një motiv të konfirmuar zyrtarisht për zjarrvënien.

Previous Post

Përshkallëzohet protesta studentore, i vihet zjarri filialit të IuteCredit tek Rruga e Durrësit

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Detaje-Emrat/ Ky është 35-vjeçari që i vuri flakën banesës se zbuloi tradhtinë e gruas, vdiqën 2 prindërit e saj!

Detaje-Emrat/ Ky është 35-vjeçari që i vuri flakën banesës se zbuloi tradhtinë e gruas, vdiqën 2 prindërit e saj!

October 14, 2026
Përshkallëzohet protesta studentore, i vihet zjarri filialit të IuteCredit tek Rruga e Durrësit

Përshkallëzohet protesta studentore, i vihet zjarri filialit të IuteCredit tek Rruga e Durrësit

October 14, 2026
Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën

Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën

October 14, 2026
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestës, Këshilli Shqiptar i Medias: Liria e shtypit në rrezik

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestës, Këshilli Shqiptar i Medias: Liria e shtypit në rrezik

October 14, 2026
Polici i FNSH gati sa nuk e mbyt qytetarin duke e marrë zvarrë nga shalli i lidhur në fyt (VIDEO)

Polici i FNSH gati sa nuk e mbyt qytetarin duke e marrë zvarrë nga shalli i lidhur në fyt (VIDEO)

October 14, 2026
Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin ministrisë së Arsimit

Studentët futen në katin e parë, i vënë zjarrin ministrisë së Arsimit

October 14, 2026
VIDEO/ Protestuesit godasin me shishe uji Edi Palokën

VIDEO/ Protestuesit godasin me shishe uji Edi Palokën

October 14, 2026
Zbardhet qëndrimi i Ramës për protestën e studentëve, çfarë u diskutua në mbledhjen e qeverisë

Zbardhet qëndrimi i Ramës për protestën e studentëve, çfarë u diskutua në mbledhjen e qeverisë

October 14, 2026
Përplasja e fortë! Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate. Nuk dorëzohet protestuesit, gurë në drejtim të efektivëve

Përplasja e fortë! Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate. Nuk dorëzohet protestuesit, gurë në drejtim të efektivëve

October 14, 2026
Lirohet nga detyra Adriatik Kupi, Sadleva Bodo zyrtarisht drejtoreshë e Burgjeve

Lirohet nga detyra Adriatik Kupi, Sadleva Bodo zyrtarisht drejtoreshë e Burgjeve

October 14, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    Aksident në Berat/ Makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë dhe largohet, i plagosuri dërgohet te Trauma

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Kush është krahu i djathtë i Tërmet Peçit i arrestuar për “Vjosën”? Si e fali Prokuroria pak muaj më parë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL