Lajmi i fundit

LIVE - 'Dorëheqje!' Studentët bojkotojnë auditoret, revoltë para ministrisë së Arsimit! Ndërhyn policia, ka arrestime

PAMJET LIVE - ‘Rama jepe dorëheqjen’/ Studentët zhvendosin zemëratën edhe në shesh, u vënë flakën stolave

16:00, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një grup i konsiderueshëm i të rinjve janë zhvendosur në sheshin ‘Skëndërbe’ pranë kryqëzimit me rrugën e Durrësit, teksa protesta e studentëve vijon të agravohet orë pas ore.

Disa prej këtyre të rinjve kanë marrë stolat e vendosura në shesh për t’i grumbulluar në një vend dhe më pas u kanë vënë zjarrin.

Siç shihet edhe nga pamjet, zemërata dhe inati i studentëve nuk mjaton vetëm ndaj Ministrisë së Arsimit, por tanimë kanë bërë thirrje edhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më herët situata është tensionuar edhe përgjatë rrugës së Durrësit, teksa i është vënë flaka një biznesi privat.

Siç shihet nga pamjet, bizneski ka shpërthyer në flakë, ndërsa asnjë zjarrfikëse nuk ndodhet në vendgjarje, duke rrezikuar edhe pallatet e bizneset e tjera aty pranë.

Edhe ditën e djeshme të njëjtit biznes i është vënë zjarri, si një shenjë revolte e zemërimi nga ana e studentëve, ndërsa pak metra poshtë zjarrit ndodhet autobotet me ujë, por si për ironi ato përdoren vetëm për të shpërndarë protestuesit.

Sakaq protesta studentore ka agravuar përballë Ministrisë së Arsimit dhe përgjatë rrugës së Durrësit, ku të rinjtë kanë nisur të shkatërrojnë kamerat e sigurisë së vendosura përgjatë rrugës, sikurse edhe djegien e reklamave apo edhe shkuljen e semaforëve.

Siç shihen edhe nga pamjet e ofruara nga gazetarët e Syri në terren, ku po ndjekin nga afër protestën e studentëve, shihen këta të fundit teksa përpiqen të heqin kamerat dhe semaforët, në shenjë proteste edhe ndaj veprimeve të dhunshme të policisë.

Ndërkohë për shkak të protestës studentore, bizneset përgjatë rrugës së Durrësit kanë ulur qepenat, duke mos i hapur bizneset e tyre këtë të mërkurë ndërsa vijon aksioni studentor e reprazaljet e policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me kimikate të dëmshme për njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco