Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    GJKKO kërkon ndryshime ligjore për bojkotin e avokatëve: Të garantohet vijimësia e gjykimeve

    Tensionet përpara Ministrisë/ Policia tenton të arrestojë disa të rinj, protestuesit i zënë rrugën makinës

    Albatros Rexhaj: Rama nuk ka brengë se mund të arrestohet se nuk ka çka! Goditja ndaj Belinda Ballukut ishte puro politike, është grua e mirë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » GJKKO kërkon ndryshime ligjore për bojkotin e avokatëve: Të garantohet vijimësia e gjykimeve
    Aktualitet

    GJKKO kërkon ndryshime ligjore për bojkotin e avokatëve: Të garantohet vijimësia e gjykimeve

    October 14, 2026
    U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domin

    Gjykata e Posaçme i kërkon KLGJ-së të përcjellë te Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi nevojën për ndërhyrje ligjore. Mes propozimeve është edhe përfaqësimi i magjistratëve në organet drejtuese të Dhomës së Avokatisë.

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkon ndryshime ligjore për të parandaluar bllokimin e proceseve gjyqësore për shkak të bojkotit kolektiv të avokatëve.

    Përmes një shkrese drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), gjykata propozon që nevoja për ndërhyrje ligjore t’i përcillet Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim garantimin e zhvillimit të rregullt të gjykimeve dhe mbrojtjen efektive të të drejtave të individëve.

    Në kërkesën e saj, GJKKO identifikon dy drejtime kryesore ku, sipas saj, nevojiten ndryshime. Së pari, propozohet përcaktimi i rregullave të qarta ligjore që parandalojnë ndërprerjen e proceseve gjyqësore për shkak të mosparaqitjes kolektive të avokatëve. Së dyti, kërkohet përfaqësimi i magjistratëve në organet drejtuese të Dhomës së Avokatisë, mbi bazën e parimit të paritetit dhe reciprocitetit institucional.

    Sipas Gjykatës së Posaçme, avokatia ka përfaqësim në organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët nuk përfaqësohen në strukturat drejtuese të Dhomës së Avokatisë. GJKKO argumenton se vendimmarrjet e këtyre organeve mund të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e proceseve gjyqësore dhe në garantimin e mbrojtjes së detyrueshme.

    Në relacionin shoqërues të kërkesës, Gjykata e Posaçme thekson se e drejta e protestës është një liri themelore, por ushtrimi i saj duhet të jetë në përputhje me ligjin, parimin e proporcionalitetit dhe të drejtat e personave të tjerë.

    Sipas argumentimit të gjykatës, thirrja për protestë kolektive drejtuar avokatëve nuk përbën grevë në kuptimin e legjislacionit të punës dhe, për rrjedhojë, nuk pezullon detyrimet profesionale të avokatëve ndaj klientëve dhe gjykatës.

    GJKKO nënvizon se pjesëmarrja në protestë duhet të mbetet një zgjedhje individuale, duke përfshirë edhe të drejtën për të mos marrë pjesë.

    Në këtë kuadër, gjykata vlerëson se mosparaqitja kolektive e avokatëve në seancat gjyqësore, kur bie ndesh me detyrimet profesionale dhe pengon garantimin e të drejtave të individëve, mund të mos jetë në përputhje me kërkesat e ligjshmërisë dhe proporcionalitetit. Shqetësim i veçantë, sipas saj, paraqesin çështjet që lidhen me lirinë personale.

    Megjithatë, GJKKO sqaron se qëndrimi i saj lidhet me mënyrën e ushtrimit të protestës dhe pasojat që ajo sjell në proceset gjyqësore, pa cenuar të drejtën e avokatëve për të shprehur kundërshtimin e tyre përmes formave të tjera të ligjshme.

    Në mbështetje të propozimeve, GJKKO i referohet jurisprudencës kushtetuese, sipas së cilës Dhoma e Avokatisë është një organizatë profesionale që funksionon në kuadrin e së drejtës publike, ndërsa profesioni i avokatit kontribuon në realizimin e një qëllimi publik dhe në administrimin e drejtësisë.

    Gjykata sjell në vëmendje edhe ndalimin ligjor të grevës për magjistratët dhe kufizimet që parashikohen për administratën e sistemit të drejtësisë. Edhe pse këto ndalime nuk zbatohen drejtpërdrejt për avokatët, sipas GJKKO-së, ato dëshmojnë rëndësinë që ligjvënësi i kushton funksionimit të pandërprerë të drejtësisë si shërbim publik thelbësor.

    GJKKO bën të ditur se ka marrë dhe do të vijojë të marrë masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi për të garantuar mbrojtjen efektive dhe zhvillimin e gjykimeve brenda një afati të arsyeshëm.

    Megjithatë, sipas saj, masat ekzistuese duhet të plotësohen me garanci më të qarta ligjore, për të shmangur situatat që mund të pengojnë funksionimin e drejtësisë dhe të cenojnë të drejtat procedurale të individëve.

    Kërkesa drejtuar KLGJ-së shoqërohet me një relacion analitik, ku shqyrtohen legjislacioni shqiptar, jurisprudenca vendase dhe ndërkombëtare, si dhe praktikat krahasuese që, sipas gjykatës, mbështesin ndërhyrjet e propozuara.

    GJKKO
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    GJKKO kërkon ndryshime ligjore për bojkotin e avokatëve: Të garantohet vijimësia e gjykimeve

    October 14, 2026

    Tensionet përpara Ministrisë/ Policia tenton të arrestojë disa të rinj, protestuesit i zënë rrugën makinës

    October 14, 2026

    Albatros Rexhaj: Rama nuk ka brengë se mund të arrestohet se nuk ka çka! Goditja ndaj Belinda Ballukut ishte puro politike, është grua e mirë

    October 14, 2026

    Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta dhe benzina me 6 lekë më pak

    October 14, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.