Piro Vengu: Vandalizmi nuk i shërben asnjë kauze

14 Tetor 2026 | 16:21

Ish-ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, ka reaguar pas akteve të dhunës të shënuara për të dytën ditë radhazi në protestën para Ministrisë së Arsimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu shprehet se studentët kanë të drejtën të protestojnë dhe të shprehin shqetësimet e tyre, por thekson se dhuna dhe vandalizmi nuk i shërbejnë asnjë kauze.

“Unë besoj se Shqipëria është e bekuar me të rinjtë që ka. Studentët e duan Shqipërinë, e duan atdheun. Nuk e djegin!”, shkruan Vengu.

Ai thekson se të rinjtë nuk kanë nevojë për përfaqësues politikë që t’u diktojnë qëndrimet, duke nënvizuar se studentët kanë zërin, arsyet dhe të drejtën e tyre për të protestuar, por edhe për të zgjedhur të mos marrin pjesë në protesta.

Sipas ish-ministrit, shqetësimet dhe aspiratat e studentëve meritojnë të dëgjohen, ndërsa zemërimi dhe pakënaqësia nuk mund të justifikojnë aktet e dhunës.

“Zemërimi dhe pakënaqësia nuk i përligjin. Ata që ushtrojnë dhunë verbërisht e pastaj fshihen pas studentëve, po e përdorin kauzën e tyre”, shprehet ai.

Vengu ka kritikuar gjithashtu pedagogët që, sipas tij, kërcënojnë me ulje notash studentët që nuk marrin pjesë në protesta, si dhe deputetët që përpiqen të përfitojnë politikisht nga shqetësimet e të rinjve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të lënduarit nga protesta, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona në urgjencë, mbërrijnë edhe 3 efektivë policie

Lidhur me personat e lënduar nga protesta e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar dhe një herë situatatën aktuale të tyre. Sipas njoftimit,...
19:11 | 14/10/2026

Protestuesit vendosen te Parlamenti, hedhin molotovë dhe gurë drejt kordonit të policisë (VIDEO)

Protestuesit u vendosën mbrëmjen e së mërkurës para Parlamentit aty ku policia ka krijuar një gardh me qëllim që të mos lejojë turmën të hyjë...
19:10 | 14/10/2026

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje për mobilizim

Protestuesit u zhvendosën mbrëmjen e së mërkurës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku ndezën zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe kullat binjake. Flakët...
18:54 | 14/10/2026