Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 efektivë policie

14 Tetor 2026 | 16:37

Lidhur me personat e lënduar nga protesta e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht po marrin trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie.

Nga njoftimi zyrtar thuhet se të gjithë pacientët janë koshient dhe të vetëdijshëm dhe gjendja shëndetësore e tyre paraqitet e mirë.

Më tej, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga kjo protestë nuk ka asnjë person që të ketë humbur jetën.

Nga ana tjetër po vijon situata e tensionuar në Rrugën e Durrësit, ku disa protestues janë spostuar pranë sheshit “Skënderbej”. Për shkak të ndezjes së zjarreve kanë marrë flakë edhe pemët ngjitur me Muzeun Historik Kombëtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit hapin dyert dhe godasin me gurë godinën e Ministrisë së Financave

Protestuesit kanë lënë sheshin para Ministrisë së Arsimit dhe janë nisur drejt godinës së Parlamentit shqiptar, me thirrjet “Digjeni Parlamentin”. Gjatë rrugës, pranë Parkut të...
17:00 | 14/10/2026

Protesta në Tiranë, reagon ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon dhunën

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas përplasjeve të shënuara në ditën e dytë të protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një postim në faqen...
16:56 | 14/10/2026

Kisha Katolike dënon djegien e flamurit të Vatikanit gjatë protestës: Apel për qetësi dhe dialog

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dënuar djegien e flamurit të Vatikanit gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, në Rrugën e Durrësit, duke e cilësuar aktin...
16:50 | 14/10/2026