Kisha Katolike dënon djegien e flamurit të Vatikanit gjatë protestës: Apel për qetësi dhe dialog

14 Tetor 2026 | 16:50

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka dënuar djegien e flamurit të Vatikanit gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, në Rrugën e Durrësit, duke e cilësuar aktin të papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjin dhe traditën shqiptare të mikpritjes.

Në një reagim zyrtar, Konferenca Ipeshkvnore shpreh solidaritetin me Nuncin Apostolik në Tiranë, imzot Miroslaw Adamczyk, dhe stafin e Nunciaturës Apostolike, pasi gjatë protestës disa persona kanë hequr flamurin e Vatikanit, të cilin më pas dyshohet se e kanë djegur së bashku me objekte të tjera.

Sipas Kishës Katolike, ky veprim cenon simbolin e Selisë së Shenjtë dhe krijon pasiguri për stafin e përfaqësisë diplomatike.

“E drejta e protestës nuk përfshin të drejtën e dhunës ndaj askujt e aq më tepër ndaj miqve të vendit tonë”, thuhet në reagim.

Konferenca Ipeshkvnore u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore të marrin masa parandaluese dhe të garantojnë mbrojtjen e përfaqësive diplomatike, në përputhje me ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Njëkohësisht, Kisha Katolike ka dënuar dhunën pavarësisht se nga cila palë ushtrohet, duke theksuar se ajo nuk duhet të cenojë jetën dhe shëndetin e protestuesve.

Në përfundim të reagimit, Konferenca Ipeshkvnore apelon për përgjegjshmëri, qetësi dhe respekt të ndërsjellë, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe të ruajtjes së marrëdhënieve me përfaqësitë diplomatike në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit largohen nga Ministria e Arsimit dhe nisen drejt Parlamentit: Ta djegim

Zhvillime të reja në protestën që po zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit, me thirrjet “Ta djegim Parlamentin”, kanë lënë Rrugën e Durrësit dhe janë nisur...
16:49 | 14/10/2026

Protesta në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: Në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 2 efektivë policie

Lidhur me personat e lënduar nga protesta e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht po marrin trajtim në urgjencë 3 protestues dhe...
16:37 | 14/10/2026

Përshkallëzohet situata te Rruga e Durrësit, marrin flakë pemët pranë Muzeut Historik Kombëtar (VIDEO)

Situata nga protesta në Rrugën e Durrësit ka marrë përmasa të tjera duke marr flakë edhe pemët ngjitur me Muzeun Historik. Kjo ndodhi në momentin...
16:24 | 14/10/2026