Revolta studentore, “Reuters”: Përfshihet nga flakët Ministria e Arsimit gjatë protestës
Në lidhje me protestën e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë. Në qëndrimin e vet, Ambasada Britanike dënon dhunën e ushtruar dhe bën thirrje për të ulur tensionet.
DEKLARATË
14 Tetor 2026
Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protesta paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia.
Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve.
AMBASADA BRITANIKE NË TIRANË
Top Channel