Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, studentët zhvendosin zemëratën në shesh

Televizioni britanik: Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, protesta në Tiranë përshkallëzohet, policia ushtron dhunë

Televizioni britanik: Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, protesta në Tiranë përshkallëzohet, policia ushtron dhunë

16:57, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta studentore e cila kërkon dorëheqjen e Edi Ramës dhe të qeverisë së tij, është përshkallëzuar në përplasje të dhunshme, me demonstruesit që kanë hedhur tulla dhe blloqe betoni drejt ndërtesave qeveritare, raporton media britanike Channel 4 News.

Policia shqiptare iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa disa demonstrues u ndaluan. Pamjet vijnë në një kohë kur pakënaqësia e studentëve ndaj kushteve në universitete dhe politikave arsimore po shndërrohet në një tjetër front të përballjes me qeverinë.

Studentët ngrenë shqetësimet për kushtet e dobëta në universitete, rritjen e kostove të arsimit dhe mungesën e sigurisë për të ardhmen profesionale pas diplomimit. Për shumë të rinj, këto probleme ushqejnë pasigurinë për të ardhmen dhe pakënaqësinë ndaj mënyrës se si qeveriset vendi.

Sipas Channel 4 News, studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në një klimë të shoqëruar nga akuza të shumta për korrupsion.

Protesta e studentëve po i shtohet kështu presionit ndaj qeverisë Rama, ndërsa kërkesa për largimin e kryeministrit është bërë pjesë e mobilizimit kundër qeverisë.

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco