Protestuesit shënjestrojnë edhe Ministrinë e Brendshme, tentojnë të hyjnë brenda institucionit. Përballen me policinë

14/10/2026 17:04

Mes institucioneve të përfshira në dhunën e protestës mësohet të jetë edhe Ministria e Brendshme.

Një numër i konsiderueshëm protestuesish kanë mësyrë drejt hyrjes dhe po tentojnë të futen brenda institucionit, teksa deri më tani Policia ka arritur t’i ndalë.

Ndërkohë, vijon hedhja e lëndëve piroteknike dhe gurët drejt godinës. Policia vijon me arrestimet, teksa ka thirrje për t’iu drejtuar Kuvendit.

Top Channel