Antonio Cassano ka bërë një rrëfim të sinqertë për periudhën e tij tek Real Madridi, duke pranuar se shpërdoroi një mundësi të madhe për shkak të sjelljes dhe mungesës së përkushtimit. Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, në prag të përballjes mes Romës dhe Real Madridit, ish-sulmuesi italian u kthye pas në kohë për të analizuar gabimet që shoqëruan aventurën e tij në kryeqytetin spanjoll.
Cassano iu bashkua Realit në vitin 2005, por nuk arriti të përmbushte pritshmëritë, pavarësisht talentit të madh. Ai pranoi se problemi kryesor nuk ishte cilësia si futbollist, por mungesa e disiplinës dhe vullnetit për t'u përmirësuar.
“Kam pasur shumë talent dhe pak sakrifica, këtë e di e gjithë bota. Nuk kisha vullnetin e duhur për të ngrënë më pak dhe për të punuar më shumë, por në mënyrën time kam qenë i lumtur”, deklaroi italiani.
I pyetur për paraqitjen e tij në prezantimin me fanellën e Realit, Cassano pranoi se edhe atëherë kishte bërë zgjedhje të gabuara.
“Nuk e di çfarë më kalonte nëpër mendje 20 vite më parë. Isha budalla. Kisha veshur një xhaketë të tmerrshme dhe nuk isha veshur siç duhej për atë rast. Por ky isha unë. Bëja marrëzira dhe në Madrid edhe më shumë”, rrëfeu ai.
Më pas, ish-sulmuesi u tregua edhe më i ashpër me veten, duke pranuar se humbi një shans të artë.
“Duhej të më kishin futur në burg, sepse sjellja ime ishte e tmerrshme. Më pëlqente të haja, të dilja dhe të mos stërvitesha. Isha dhjetë kilogramë mbi peshë. I gjithë faji ishte imi”, tha Cassano.
Ai veçoi Ronaldon, Zinedine Zidane dhe Gutin si futbollistët më të mirë me të cilët kishte luajtur, por pranoi se në atë periudhë mendonte për gjithçka tjetër, përveç futbollit.
“Cassano i asaj kohe, me mendësinë që kam sot, do të kishte luajtur dhjetë vite në atë skuadër, sepse cilësitë i kishte. Gjithsesi, ishte një krenari e jashtëzakonshme të luaja në Madrid. Reali është klubi më i madh në historinë e futbollit”, përfundoi italiani.
© SYRI.net
Totti mbështet Chivu-n: Do të bëjë gjëra të mëdha tek Interi, Malen është një lojtar i klasit të lartë
Partizani U-19 shkëlqen në Europë, të kuqtë kalojnë në turin e dytë të UEFA Youth League
Polemika për Balogun, FIFA ndryshon rregulloren pas Botërorit: përpjekje për të justifikuar vendimin e diskutueshëmBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: