FIFA vijon të jetë në qendër të polemikave për çështjen e Folarin Balogun. Tre muaj pas episodit të diskutueshëm në ndeshjen SHBA-Bosnjë, organizmi më i lartë i futbollit botëror po shqyrton ndryshimin e nenit 27 të rregullores disiplinore, në një lëvizje që shihet si përpjekje për të justifikuar vendimin e marrë gjatë Botërorit.
Gjithçka nisi pas kartonit të kuq të akorduar ndaj sulmuesit amerikan për ndërhyrjen ndaj Muharemoviç-it. Vendimi u konsiderua i tepruar nga shumëkush dhe më pas u anulua nga Komisioni Disiplinor, duke i lejuar Balogun-it të luante normalisht. Rasti shkaktoi reagime të shumta, pasi ndërhyrja e FIFA-s për pezullimin e dënimit ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e zbatimit të rregullave.
Sipas raportimit të “SportMediaset”, anëtarëve të Këshillit të FIFA-s u është dërguar një propozim për ndryshimin e nenit 27, i cili përcakton rrethanat kur mund të pezullohen vendimet disiplinore. Me ndryshimin e propozuar, pezullimi automatik i një ose më shumë ndeshjeve do të konsiderohej i detyrueshëm dhe i paapelueshëm.
Megjithatë, ndryshimi do të kishte fuqi vetëm nga momenti i miratimit dhe hyrjes në fuqi, pa efekt prapaveprues. Në këtë mënyrë, FIFA pranon se rregullorja e mëparshme nuk parashikonte qartësisht një situatë të paqartë si ajo e Balogun-it.
Çështja mori edhe përmasa politike, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se kishte telefonuar mikun e tij, Gianni Infantino, për t'i shprehur bindjen se ndërhyrja nuk meritonte karton të kuq.
Ironikisht, SHBA-ja u eliminua më pas nga Belgjika, me rezultatin e thellë 4-1.
Propozimi i ri duket gjithashtu në kundërshtim me qarkoren 16 të FIFA-s për Botërorin 2026, ku theksohej karakteri automatik i pezullimeve. Vendimi përfundimtar pritet të merret në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s më 15 tetor, ndërsa polemikat rreth drejtimit të organizmit dhe presidencës së Infantinos vazhdojnë.
© SYRI.net
Cassano autokritik: Te Reali isha për burg, sillesha në mënyrë të tmerrshme
Totti mbështet Chivu-n: Do të bëjë gjëra të mëdha tek Interi, Malen është një lojtar i klasit të lartë
Partizani U-19 shkëlqen në Europë, të kuqtë kalojnë në turin e dytë të UEFA Youth LeagueBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: