Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nuk i liroi rrugën ambulancës për 6 kilometra, 36-vjeçari në Gjermani dënohet me 13.500 euro gjobë

    Begaj reagon pas tensioneve në protestën e studentëve: Dhuna nuk mund të jetë mjet i pakënaqësisë

    FIFA përgënjeshtron akuzat ndaj Infantinos: Nuk ka pagë të dytë për presidentin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Begaj reagon pas tensioneve në protestën e studentëve: Dhuna nuk mund të jetë mjet i pakënaqësisë
    Aktualitet

    Begaj reagon pas tensioneve në protestën e studentëve: Dhuna nuk mund të jetë mjet i pakënaqësisë

    October 14, 2026
    Viti i ri akademik, Begaj: Një udhëtim i ri përkushtimi e sfidash për studentët e pedagogët

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas përshkallëzimit të tensioneve gjatë protestës së studentëve në Tiranë, duke u bërë thirrje të gjitha palëve për përgjegjësi, vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit.

    Përmes një reagimi në Facebook, kreu i shtetit theksoi se e drejta për protestë paqësore është një nga themelet e demokracisë dhe se shteti ka detyrimin ta garantojë atë. Megjithatë, ai nënvizoi se dhuna nuk mund të jetë mënyrë për të shprehur pakënaqësinë, ndërsa përdorimi i forcës nga policia duhet të respektojë ligjin dhe parimin e proporcionalitetit.

    “Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit”, thuhet në reagimin e Begajt.

    Presidenti theksoi gjithashtu rëndësinë e përgjegjësisë dhe respektimit të Kushtetutës e ligjit nga të gjitha palët, pa përjashtim.

    “Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim. Mbetem i gatshëm të dëgjoj të gjitha shqetësimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, u shpreh kreu i shtetit.

    Në përfundim, Begaj përsëriti gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e të rinjve dhe qytetarëve, duke vënë theksin te dialogu dhe respektimi i institucioneve si rrugë për të kapërcyer tensionet.

    begaj dhuna studentëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nuk i liroi rrugën ambulancës për 6 kilometra, 36-vjeçari në Gjermani dënohet me 13.500 euro gjobë

    October 14, 2026

    Begaj reagon pas tensioneve në protestën e studentëve: Dhuna nuk mund të jetë mjet i pakënaqësisë

    October 14, 2026

    FIFA përgënjeshtron akuzat ndaj Infantinos: Nuk ka pagë të dytë për presidentin

    October 14, 2026

    Qeveria e Kosovës themelon grupin punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    October 14, 2026
    Mos e humb
    Ekonomi October 2, 2026

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Prej gati dhjetë ditësh, aktiviteti i basteve të paligjshme dhe i call center-ave ilegalë në…

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Mijëra protestues në Spanjë për krizën e strehimit, kërkohet mbrojtje më e madhe për qiramarrësit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.