Një tjetër efektiv policie paraqitet te Trauma, me lëndime në duar

14 Tetor 2026 | 18:10

Një tjetër efektiv policie është shoqëruar në Spitalin e Traumës gjatë zhvillimit të protestës së sotme.

Mësohet se efektivi ka pësuar lëndime në duar. Kjo vjen si shkak i tensioneve dhe përplasjeve të shumta me protestuesit të cilët kanë hedhur lëndë të ndryshme piroteknike drejt policisë por dhe në institucione dhe godina.

Pak më parë rreth orës 14:37 Ministria e Shëndetësisë njoftoi se po marrin trajtim në urgjencë 3 protestues dhe 2 efektivë policie.

Pritet të shihet në vijim nëse do ketë të tjerë protestues apo efektivë që do paraqiten në spital për ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër, gjatë orëve të pasdites protestuesit janë shpërndarë në qendër të kryeqytetit ku kanë sulmuar me gur dhe zjarr Ministrinë e Financave dhe më pas janë zhvendosur të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Të gjitha vazot e luleve që kanë qenë në anë të rrugës janë hedhur në mes të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke krijuar një situatë kaotike.

Protestuesit kanë nisur të qëllojnë me gur dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë ndërsa forca të shumta policie janë përgjigjur duke hedhur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasada amerikane paralajmëron sërish shtetasit e vet: Protesta e dhunshme mund të përhapet

Ambasada amerikanë në Tiranë ka reagoi sërish pas përplasjeve të shënuara pasditen e së mërkurës gjatë protestës së nisur në Rrugën e Durrësit dhe të...
18:11 | 14/10/2026

Përfshihet nga flakët pisha te Kryeministria, policia hedh ujë me ngjyrë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

Vijon të jetë e tensionuar situata në protestën që po mbahet prej disa orësh në Tiranë. Protestuesit janë zhvendosur para Kryeministrisë në drejtim të së...
18:06 | 14/10/2026

Situata del jashtë kontrollit, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje të forta me policinë

Është përshkallëzuar në akte dhune protesta në Tiranë, nisur në orët e paradites para Ministrisë së Arsimit. Gjatë orëve të pasdites protestuesit janë shpërndarë në...
17:33 | 14/10/2026