Pemët brenda perimetrit të gardhit mbrojtës të Kryeministrisë kanë marrë flakë, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë vijojnë me intensitet të lartë në bulevardin kryesor të Tiranës.
Situata është përshkallëzuar përpara godinës së qeverisë, ku flakët dhe tymi po përhapen me shpejtësi. Pamjet e pemëve në flakë brenda rrethimit të Kryeministrisë shënojnë një tjetër moment të tensionuar të protestës.
Pavarësisht përshkallëzimit të situatës, protestuesit vijojnë qëndresën përpara Kryeministrisë dhe përballjen me efektivët e policisë.
Atmosfera në vendngjarje mbetet e tensionuar, ndërsa pritet ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
© SYRI.net