Protesta në Tiranë, reagon zv.kryeministrja Koçiu: Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar

14 Tetor 2026 | 18:45

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar të mërkurën në Tiranë, duke dënuar aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu ka bërë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe maturi, duke kujtuar pasojat që, sipas saj, ka sjellë kaosi në të kaluarën për vendin.

Ajo thekson se Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit, i cili, në emër të zemërimit dhe revoltës, është shoqëruar me sulme ndaj institucioneve, shkatërrim të pronës dhe kriza që kanë ndikuar në zhvillimin dhe stabilitetin e vendit.

“Pasojat e atij kaosi e mbajtën vendin peng për dekada, duke lënë plagë që i ndiejmë ende sot”, shprehet Koçiu.

Duke iu referuar pamjeve të dhunës, flakëve dhe përplasjeve në kryeqytet, zëvendëskryeministrja nënvizon rëndësinë e ruajtjes së kufirit mes protestës paqësore dhe kaosit.

Sipas saj, institucionet janë pasuri publike, bizneset përfaqësojnë punën e qytetarëve, ndërsa siguria është një e drejtë që duhet garantuar për të gjithë.

“Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar. Ka nevojë të ndërtojë, të përparojë dhe të mbrojë atë që ka arritur”, përfundon reagimi i Albana Koçiut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Thyhet dera e një prej hyrjeve të Kryesisë së Kuvendit, protestuesit shpërndahen nga gazi lotsjellës

Vijon situata e tensionuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë godinës së Kryeministrisë. Sipas informacioneve të fundit, është thyer dera e një prej hyrjeve të...
18:31 | 14/10/2026

Ambasada amerikane paralajmëron sërish shtetasit e vet: Protesta e dhunshme mund të përhapet

Ambasada amerikanë në Tiranë ka reagoi sërish pas përplasjeve të shënuara pasditen e së mërkurës gjatë protestës së nisur në Rrugën e Durrësit dhe të...
18:11 | 14/10/2026

Një tjetër efektiv policie paraqitet te Trauma, me lëndime në duar

Një tjetër efektiv policie është shoqëruar në Spitalin e Traumës gjatë zhvillimit të protestës së sotme. Mësohet se efektivi ka pësuar lëndime në duar. Kjo...
18:10 | 14/10/2026