Aktualitet

Policia detyrohet të tërhiqet, protestuesit tentojnë të hyjnë në goditën e kryesisë së Kuvendit

Pas sulmeve të dhunshme në Bulevard, policia është tërhequr dhe protestuesit kanë arritur të fitojnë terren dhe po tentojnë të futen në godinën e kryesisë së Kuvendit, përballë Kryeministrisë.

Ata kanë shkulur një tabelë sinjalistike rrugore dhe po tentojnë të çajnë derën.

Nga ana tjetër, edhe godina e kryeministrisë është për momentin pa mbrojtje nga ana e policisë, që ka zgjedhur të zmbrapset.

Një makinë dhe një motor janë djegur pranë Piramidës në Tiranë, gjatë protestës së studentëve, e cila është shoqëruar me akte dhune dhe përshkallëzim të tensioneve.

Një automjet i ndodhur pranë Piramidës në Tiranë është shkatërruar nga protestuesit gjatë tensioneve të regjistruara në kryeqytet.

Po ashtu një motor i bardhë u dogj nga protestuesit, teksa po vijon të përshkallëzohet situata edhe në qendër të qytetit.

Po ashtu edhe një godinë e vogël në formë kubi, pranë Piramidës, iu vu flaka nga të rinjtë.

Policia ka shoqëruar disa protestues deri më tani.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.