Studentët e Mjekësisë, pjesëmarrës në protestë, kanë improvizuar një pikë të ndihmës së shpejtë me mjete rrethanore pranë Kryeministrisë.
Ata po u vijnë në ndihmë protestuesve të plagosur, duke u ofruar asistencë mjekësore në terren për të përballuar situatat emergjente.
Perdorimi i gazit lotsjellës apo i sprajit djegës nga ana e policisë shkakton gjendje të vështirë te protestuesit, të cilëve u vihet në ndihmë me ato mjete të thjeshta pikërisht në këtë pikë asistence të krijuar nga mjekët e ardhshëm.
Kujtojmë që dhuna shtazarake e Policisë, shpeshherë ka shkaktuar trauma të rënda te të rinjtë protuesuesit, siç ishte rasti i një ditë më parë, kur një i ri nga Librazhdi u rrah barabarisht, madje iu thye edhe këmba.
© SYRI.net