Protesta në Tiranë vijon prej më shumë se 8 orësh, ndërsa numri i qytetarëve që i janë bashkuar tubimit po rritet te bulevardi 'Dëshmorët e Kombit'.
Thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dëgjohen para Kryeministrisë, ku protestuesit kanë mbushur sheshin dhe hapësirat përreth.
Prania e të rinjve është e dukshme në protestë, me turmën që shtrihet nga Kryeministria deri në drejtim të Ministrisë së Brendshme.
Pas orësh qëndrimi në shesh, situata është tensionuar, ndërsa përplasjet me policinë dhe përdorimi i gazit lotsjellës pa hesap dhe e topit të ujit kanë shoqëruar zhvillimet e mbrëmjes.
© SYRI.net