Përshkallëzohet protesta në Tiranë, disa grupe protestuesish shpërndahen nëpër lagje, një pjesë te Pazari i Ri
Protesta e nisur paraditen e së mërkurës përpara Ministrisë së Arsimit ka degjeneruar në akte dhune dhe vandalizmi ndaj disa institucioneve dhe bizneseve në kryeqytet.
Protestuesit janë zhvendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë ndezur zjarre pranë Kryeministrisë, në zonën e Piramidës dhe pranë Kullave Binjake.
Për shkak të tensioneve, policia ka përdorur gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën, e cila më pas është zhvendosur në drejtim të Parlamentit.
Gazetari Ardit Hoxha raportoi se protestuesit janë shpërndarë në disa grupe në lagje të ndryshme të Tiranës, ndërsa një grup më i madh është zhvendosur në zonën e Pazarit të Ri.
Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa protesta është shoqëruar me përplasje, zjarre dhe dëmtime të pronës.
Të lënduarit nga protesta, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona në urgjencë, mbërrijnë edhe 3 efektivë policie
Protestuesit vendosen te Parlamenti, hedhin molotovë dhe gurë drejt kordonit të policisë (VIDEO)
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje për mobilizim
- 19:11 Të lënduarit nga protesta, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona në urgjencë, mbërrijnë edhe 3 efektivë policie
- 19:10 Protestuesit vendosen te Parlamenti, hedhin molotovë dhe gurë drejt kordonit të policisë (VIDEO)
- 18:54 Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje për mobilizim
- 18:49 Tensione pranë Kryeministrisë, i vihet flaka një biznesi te dy kullat përballë Piramidës
- 18:45 Protesta në Tiranë, reagon zv.kryeministrja Koçiu: Shqipëria nuk ka nevojë të digjet për të ndryshuar
- 18:31 Thyhet dera e një prej hyrjeve të Kryesisë së Kuvendit, protestuesit shpërndahen nga gazi lotsjellës