Protesta në Tiranë/ 11 të lënduar, 7 vijojnë trajtimin në urgjencë, mes tyre 4 policë

Të dhënat e fundit nga Spitali Universitar i Traumës bëjnë me dije se në urgjencë po marrin ndihmë mjekësore 7 persona: 3 protestues dhe 4 efektivë policie.

Sipas informacionit të përcjellë, të gjithë të lënduarit janë të ndërgjegjshëm dhe ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, 4 protestues të tjerë kanë përfunduar trajtimin në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe janë larguar, me udhëzimin për të vijuar kujdesin mjekësor në mënyrë ambulatore.

Bilanci i deritanishëm shkon në 11 persona të lënduar, nga të cilët 7 ndodhen ende në urgjencë, ndërsa 4 janë larguar pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm.

Lëndimet u raportuan pas tensionimit të situatës gjatë protestës në kryeqytet, ku përplasjet mes turmës dhe forcave të policisë u shoqëruan me përdorimin e gazit lotsjellës dhe mjeteve të tjera për shpërndarjen e protestuesve.


Shtuar më 14.10.2026 19:14

Quantcast