Protestuesit tentojnë të vandalizojnë makinën zjarrfikëse, ndërhyn një vajzë me flamurin shqiptar

14 Tetor 2026 | 19:31

Një incident tjetër është shënuar gjatë protestës, këtë herë pranë godinës së Parlamentit. Disa protestues kanë rrethuar një makinë zjarrfikëse, me tentativa për ta vandalizuar.

Në këtë moment ka ndërhyrë një grup tjetër protestuesish, në krye të të cilit ishte një vajzë që mbante flamurin shqiptar. Ajo i ka ndaluar, duke u thënë se mjeti dhe punonjësit nuk duheshin prekur, pasi bëhej fjalë për zjarrfikësit e Shqipërisë.

Ndërkohë, një prej protestuesve ka hipur mbi mjetin zjarrfikës, ndërsa një tjetër e ka goditur atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulmohet Ministria e Drejtësisë, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadanë në drejtim të godinës

Protestuesit kanë sulmuar me gurë dhe molotovë Ministrinë e Drejtësisë mbrëmjen e së mërkurës pasi më herët sulmuan edhe institucione të tjera si Ministria e...
19:29 | 14/10/2026

Përshkallëzohet protesta në Tiranë, disa grupe protestuesish shpërndahen nëpër lagje, një pjesë te Pazari i Ri

Protesta e nisur paraditen e së mërkurës përpara Ministrisë së Arsimit ka degjeneruar në akte dhune dhe vandalizmi ndaj disa institucioneve dhe bizneseve në kryeqytet....
19:18 | 14/10/2026

Të lënduarit nga protesta, Ministria e Shëndetësisë: 7 persona në urgjencë, mbërrijnë edhe 3 efektivë policie

Lidhur me personat e lënduar nga protesta e ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar dhe një herë situatatën aktuale të tyre. Sipas njoftimit,...
19:11 | 14/10/2026