• Kontakt
Wednesday, October 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët

19:36 : 14/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED

Nga Andi Bushati

Manifestimet e forta të dy ditëve të fundit, që të kujtojnë një miniaturë të ngjarjeve të vitit ‘97, përbëjnë një kthesë të beftë të protestës të nisur pranverën që shkoi. Në fillimet e revolucionit të flamingove, manifestuesit u shfaqën me sllogane inteligjente, me marshime paqësore dhe me një festë në bulevard, gjatë së cilës merrnin përdore edhe fëmijët.

Ata besonin që duke i treguar qeverisë se nuk ishin dakord me mënyrën e saj të vendimarrjes, ajo do të reagonte pozitivisht. Një pjesë e tyre, qytetarë dhe ndoshta me nerv jo të kalitur të politik, shpresonin se gardhi me tela me gjëmba mbi një plazh të mrekullueshëm dhe tërheqja zvarrë e Eduart Subashit, që nuk e donte zaptimin e tij, ishin vepër e disa privatëve kokëkrisur. Në mendjet e tyre ndoshta përkundej ende iluzioni se jetonin në një vend demokratik, ku qindra mijra protestues në shesh kanë forcën ta bëjnë pushtetin të ndryshojë mendje.

Por, fytyra e banditëve pa uniformë të Zvërnecit, nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo e policëve që u përleshën me Klevi Metajn, njeriun simbol të zemërimit përpara ministrisë së arsimit. Midis këtyre dy episodeve kanë ndodhur disa gjëra që i kanë detyruar manifestuesit paqësorë të kthehen në protestues të dhunshëm, të ndërrojë flamingot me maskat, lulet me gurët, të lëshojnë nga duart fëmijët për të kapur molotovët.

Në të parën tentativë serioze për të analizuar atë që po ndodhte, pasi i kishte quajtur njerëzit që kishin dalë në shesh kundër tij si viktima të një konspiracioni global, Edi Rama foli për empathi, dëgjim, dialog dhe besë. Por menjëherë sapo i shqiptoi këto fjalë, ai tha se nuk tërhiqej nga premtimi që i ka dhënë Kushnerit dhe Artur Shehut për vazhdimin e projektit në Zvërnec.

Lexo edhe:

Tifo-grupi i Tiranës i bashkohet revoltës popullore

Protestuesit e revoltuar shpërndahen në lagjet e Tiranës, një pjesë te Pazari i Ri /VIDEO

Në krahun tjetër, ndërkohë që publiku numëronte ditët se kur ajo do përfundonte në burg, pushteti i Belinda Ballukut rritej dhe e pandehuara shtrinte tentakulat e saj mbi më shumë institucione.

Po në të njëjtën kohë shefja e shërbimit inteligjent, Vlora Hyseni, në vend që të bënte punën, ndihmonte në arrati mikun e verërave të shtrenjta të shefit të qeverisë, që ti shpëtonte SPAK-ut.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj rrëmbete nga qelia kompetencat që i ishin zbehur në drejtimin e bashkisë, duke rikthyer në krye të Tiranës ata njerëz që kishin pasur pushtet në kulmin e sistemit 5D.

Ndonëse fliste për dialog dhe prani besnike rilindja i injoroi dhe mbështetësit e saj, edhe kur ata u detyruan të bëjnë gjestin më të rëndë për një socialist, të djegë teserën e partisë për të kundërshtuar ndarjen teritoriale.

Pa pyetur për sensibilitetin ndaj mjedisit që qëndronte në gjenezë të lëvizjes se Flamingove, Edi Rama nënshkroi me një vendim arbitrar të tij, një tjetër kullë në Parkun Rinia.

Madje sikur të gjitha këto bashkë të mos të mjaftonin ai prezantoi një ndryshim total të Kodit të Procedurës Penale, që nga një pjesë e madhe e publikut u perceptua si një mbrojtje për veten dhe të burgosurit e deritanishëm por dhe për ata që do të vidhnin në emër të tij në të ardhmen.

Pra, zninxhiri i ngjarjeve që pasuan njëra-tjetrën këto katër muaj shuajti çdo shpresë apo iluzion se ky regjim ka një aftësi minimale për të dëgjuar apo reflektuar. Edhe ata që donin të besonin e kuptuan shpejt se rilindja nuk ka më forcë të shkëputet nga banditizmi dhe hajdutëria, që janë në themel të fuqisë të saj. Paradoksi i pushtetit të Ramës është se po u zbut, ai tkurret; se po u bë i dëgjueshëm, ai abandonohet; se po tentoi të përmirësohet ai shkërmoqet; pra se po deshi të demokratizohet, ai azgjesohet.

Një pjesë e kundërshtarëve të tij e dinin këtë. Prandaj që në vitet 2017 -2018 ata predikonin se nuk mund të ketë rugëzgjidhje paqësore, me sistemin e kriminalizuar që kishte ngritur Edi Rama. Por flagmingot qenë mosbesues edhe ndaj tyre. Ata krijuan një distancë higjenike me opozitën e vjetër dhe pushtetarët e djeshëm. Ata i qëndruan larg kritikëve tradicionalë të këtij regjimi. Ata donin të bënin, të pandikuar, eksperiencën e tyre duke rivënë bastin për zgjedhjen e rrugës së kadifenjtë.

U dëshën këto katër muaj që edhe një pjesë e tyre të mbërrinin në të njëjtin përfundim se me instagram, parrulla inteligjente, lule dhe fëmijë për dore, kjo autokraci mund të delegjitimohet realisht, por se një gjë e tillë nuk e pengon aspak të thellohet në krim. Eshtë pikërisht ky konkluzion, i nxjerrë prej fundit të majit deri në këtë tetor, që i detyroi studentët që të vishnin maskat e të rrëmbenin gurët dhe molotovët. Qe radha e tyre që të kuptonin se ndaj kësaj bande të dhunshme, paqja nuk është obsion. /Lapsi.al

Etiketa: Edi RamaflamingoprotesteqeveriarevoltestudenteTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tifo-grupi i Tiranës i bashkohet revoltës popullore

19:28 : 14/10/2026
AKTUALITET

Protestuesit e revoltuar shpërndahen në lagjet e Tiranës, një pjesë te Pazari i Ri /VIDEO

19:20 : 14/10/2026
AKTUALITET

Granatat lotsjellëse në duart e policisë, ja si duken mjetet e përdorura në protestë

19:06 : 14/10/2026
AKTUALITET

REUTERS: Shpërthim i dhunshëm sudentor në Tiranë! Digjen banka, istitucione e ndërtesa

19:00 : 14/10/2026
AKTUALITET

Protesta në Tiranë/ 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë

18:53 : 14/10/2026
AKTUALITET

Protestuesit nuk kursejnë as kullat Binajke, thyejnë xhamat

18:46 : 14/10/2026

TË GJITHA

Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët

19:36 : 14/10/2026

Tifo-grupi i Tiranës i bashkohet revoltës popullore

19:28 : 14/10/2026

Protestuesit e revoltuar shpërndahen në lagjet e Tiranës, një pjesë te Pazari i Ri /VIDEO

19:20 : 14/10/2026

Tirana në gjendje kaotike, rrezikohet ndeshja e Egnatias në “Air Albania”

19:16 : 14/10/2026

Granatat lotsjellëse në duart e policisë, ja si duken mjetet e përdorura në protestë

19:06 : 14/10/2026

REUTERS: Shpërthim i dhunshëm sudentor në Tiranë! Digjen banka, istitucione e ndërtesa

19:00 : 14/10/2026

Protesta në Tiranë/ 11 persona të lënduar, 7 prej tyre në urgjencë

18:53 : 14/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com