Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë intensifikuar, ndërsa të rinjtë u janë përgjigjur ndërhyrjes së efektivëve në zonën e kullave përballë Kryeministrisë.
Sipas pamjeve nga vendngjarja të siguruara nga SYRI, dallohet policia e cila është tërhequr pas dhunës ndaj protestuesve.
Tensionet vijnë pas orësh proteste në Tiranë, ku qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Situata mbetet e tensionuar prej më shumë se 9 orësh në rrugët e Tiranës, ndërsa përplasjet dhe ndërhyrjet e forcave të rendit kanë shoqëruar zhvillimet e mbrëmjes.
© SYRI.net