Aktualitet

Dhuna në protestën në Tiranë, reagon PS!

Partia Socialiste ka reaguar së fundmi në lidhje me protestën e dhunshme që po zhvillohet në Tiranë, ku institucione, biznese e infrastrukturë është djegur e shkatërruar.

Në reagimin e saj PS kundërshton dhunën dhe shkruan se cilido që e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë.

“DHUNA NUK ËSHTË ZGJIDHJE!!

Shqipëria e ka paguar jashtëzakonisht shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën, ku në emër të zemërimit dhe revoltës, u sulmuan institucione e u shkatërrua prona.

Cilido që e do atdheun nuk shkatërron Shqipërinë!”, shkruan PS.

Më herët reagoi edhe Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me protestën e ditës së sotme. Ai dënon aktet e dhunës dhe dëmtimin e institucioneve publike.

Gonxhja thekson se e drejta për të protestuar është e pacenueshme, por nënvizon rëndësinë e ruajtjes së rendit, karakterit paqësor të protestës dhe mbrojtjes së objekteve të kulturës, monumenteve dhe muzeve si pjesë e trashëgimisë kombëtare.

 

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.