Komisioni i Disiplinës së Federatës Spanjolle të Futbollit nuk toleroi aspak Vinicius Junior dhe e dënoi me 4 ndeshje pezullim pas kartonit të kuq direkt të marrë në ndeshjen me Villarrealin për tërheqjen prej flokësh të Saliba.

Sulmuesi u dënua me 2 ndeshje pezullim për veprimin e tij në fushën e lojës ndaj kundërshtarit të tij dhe 2 të tjera për protestat ndaj arbitrave.

Në këtë mënyrë konfirmohet se Vinicius do të humbasë El Clasicon e 25 tetorit me Barcelonën, ndërkohë që do të mungojë edhe në ndeshjet me Sevillan, Racing Santander dhe Valencian dhe do të kthehet të luajë në La Liga pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve të muajit nëntor.

Real Madrid që mendonte një dënim me 3 ndeshje pezullim mendoi apelimin e kartonit të kuq, gjë që e bëri përpara se të njihej masa, por Komisioni i Disiplinës e hodhi poshtë apelin e Realit të Madridit dhe e dënoi me 4 ndeshje Vinicius. Reali i Madridit pati sukses në apelimin e tij për kartonin e verdhë të Konate që e vinte atë në rrezik për të luajtur El Clasico me Disiplinën që e pranoi atë dhe ia hoqi kartonin e verdhë mbrojtësit. Po kështu u ndëshkua edhe Nuno Santos, përgatitësi i portierëve të Realit të Madridit për të cilin u dha masa e 1 ndeshjeje pezullim për shkak të kartonit të kuq.

Top Channel