E mërkurë, 14 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 22 sekonda më parë
Kronikë

Zjarri te Kryesia e Kuvendit, Peleshi: Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas dhunës dhe zjarrit në Kryesinë e Kuvendit.

Në reagimin e tij Peleshi thekson se shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme.

Reklamë

Siaps tij vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike.

Reagimi i Peleshit:

Reklamë

Shënjestrimi i godinës së Kuvendit dhe i institucioneve publike, si dhe kthimi i tyre në caqe të zemërimit të verbër, janë të papranueshme.

Vandalizmi nuk ka asnjë lidhje me studentët dhe protestën demokratike. Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë.

U bëj thirrje subjekteve politike të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë. Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.