AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tirana në flakë, protesta e studentëve përshkallëzohet në ditën e dytë

Protestuesit u vunë flakën institucioneve shtetërore dhe bizneseve private në kryeqytet, ndërsa policia nuk arriti t'u jepte fund përplasjeve, pavarësisht përdorimit të gazit lotsjellës, autobotëve me ujë dhe forcave speciale.

BIRNBIRNngaBIRN
2 hours më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
whatsapp image 2026 10 14 at 10.45.41 pm
Autobot i Policisë në flakë në oborrin e Këshillit të Ministrave | Foto: LSA

Flakët dhe tymi i zi mbuluan qendrën e Tiranës të mërkurën, ndërsa protesta e studentëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama u përshkallëzua për të dytën ditë radhazi në përplasje të dhunshme me policinë, sulme ndaj institucioneve shtetërore dhe djegie të pronës publike e private.

Të paktën 21 persona rezultojnë të lënduar, përfshirë 14 efektivë policie, ndërsa 35 persona u shoqëruan nga forcat e rendit gjatë përplasjeve që vijuan për disa orë në rrugët e kryeqytetit.

Protesta nisi paradite përpara Ministrisë së Arsimit, ku qindra studentë që kishin bojkotuar leksionet u mblodhën për të kërkuar përmirësimin e kushteve në universitete dhe dorëheqjen e qeverisë.

Por tubimi u shndërrua shpejt në një përballje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Policia përdori autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa një pjesë e protestuesve u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë, tulla, kapsolla dhe sende të tjera të forta.

Protestuesit shkulën kangjellat metalike, përmbysën kazanët e mbeturinave dhe ngritën barrikada në rrugë, ndërsa zjarre shpërthyen në disa ndërtesa publike dhe biznese private.

Godina e Ministrisë së Arsimit u përfshi nga flakët, ndërsa një degë e Iute Credit në afërsi të saj u dëmtua gjithashtu nga zjarri. Përplasjet u përhapën në rrugët përreth, duke paralizuar lëvizjen në një pjesë të qendrës së Tiranës.

Pavarësisht mobilizimit të qindra efektivëve, përfshirë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, dhe përdorimit të përsëritur të gazit lotsjellës dhe autobotëve me ujë, policia pati vështirësi të rivendoste rendin dhe të pengonte përhapjen e dhunës.

Në dy reagime të njëpasnjëshme, Policia e Shtetit u kërkoi pjesëmarrësve të distancoheshin nga personat e maskuar dhe aktet e dhunës, duke paralajmëruar ndjekje penale për përgjegjësit.

“E drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por ajo nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të sulmojë punonjësit e Policisë apo të shkatërrojë pronën publike e private”, shtoi ajo.

Policia paralajmëroi se Kodi Penal parashikon dënime deri në shtatë vjet burgim për vepra të caktuara penale që lidhen me dhunën dhe shkatërrimin e pronës me zjarr.

Rama hesht, ndërsa shtohen thirrjet për dialog

844150368 1745388727590557 3589478841115495631 n844150368 1745388727590557 3589478841115495631 n
Protestuesit hedhin gurë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Foto: Xhemali Moku/BIRN

Kryeministri Edi Rama nuk ka reaguar publikisht gjatë dy ditëve të përplasjeve që kanë përfshirë kryeqytetin, megjithëse protestuesit i kanë përshkallëzuar kërkesat për dorëheqjen e tij.

Sipas mediave pranë qeverisë, gjatë një mbledhjeje të kabinetit të mërkurën, ai ka deklaruar se personat që ushtronin dhunë nuk ishin studentë, ndërsa ka kërkuar që shqetësimet dhe kërkesat e studentëve të dëgjoheshin.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dënoi aktet e dhunës dhe vandalizmit, duke u bërë thirrje protestuesve të respektonin ligjin.

“E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit,” deklaroi Peleshi.

“Çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut, as interesit publik”, shtoi ai.

Peleshi theksoi se përgjegjësia qytetare dhe dialogu ishin të rëndësishëm edhe në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, dënoi gjithashtu sulmet ndaj institucioneve, ndërsa deklaroi se dyert e ministrisë mbeteshin të hapura për dialog me studentët.

“Protesta qytetare studentore dhe dhuna ndaj godinave dhe pronës publike, dhuna ndaj vendit të punës të punonjësve publikë, aq më shumë kundër punonjësve të Arsimit, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën!”, deklaroi ajo.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u bëri thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe respektim të ligjit, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet të garantohet, ndërsa ndërhyrjet e policisë duhet të jenë proporcionale.

“E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar,” tha ai. “Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit,” shtoi Begaj.

Përshkallëzimi i dhunës shkaktoi reagime edhe nga Bashkimi Europian dhe Ambasada Britanike në Tiranë, të cilat dënuan sulmet ndaj institucioneve dhe pronës, por njëkohësisht shprehën shqetësim për pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës nga policia.

“Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve”, deklaroi BE, duke kërkuar që këto raste të hetohen me përparësi.

“Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore”, shtoi ajo, duke bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe dialog mes palëve.

Ambasada Britanike mbajti një qëndrim të ngjashëm, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore dhe liria e shprehjes janë të mbrojtura nga Kushtetuta e Shqipërisë.

“E drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia”, deklaroi ambasada.

Katër muaj protesta paqësore

photo 2026 09 14 20 07 27photo 2026 09 14 20 07 27
Protesta e Flamingove, të hënën, më 14 shtator 2026, Foto LSA

Përplasjet e së mërkurës pasuan një ditë tjetër trazirash në Tiranë, gjatë së cilës protestuesit sulmuan me gurë dhe kokteje Molotov forcat e policisë, ndërsa këto të fundit përdorën gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për shpërndarjen e turmës.

Sipas Policisë së Shtetit, pas protestës së të martës u arrestuan 16 persona dhe u proceduan penalisht 49 të tjerë, nën dyshimet për dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe dëmtim të institucioneve shtetërore dhe bizneseve private.

Gjatë përplasjeve u dëmtuan gjithashtu bankomate, kamera sigurie, kangjella metalike dhe objekte të tjera publike, ndërsa u raportuan të lënduar në radhët e protestuesve dhe policisë.

Ndërhyrja e forcave të rendit u vu në qendër të kritikave pas publikimit të një videoje ku disa efektivë transportonin në mënyrë të papërshtatshme një protestues 19-vjeçar me këmbën e thyer pranë Parlamentit.

Pas publikimit të pamjeve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi pezullimin nga detyra të katër efektivëve dhe shefit të Rendit në Komisariatin Nr. 1, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nisi hetimet për incidentin.

Shpërthimi i dhunës në dy ditët e fundit shënon një kthesë të fortë për një lëvizje proteste që prej gati katër muajsh kishte organizuar marshime kryesisht paqësore kundër qeverisë së Ramës, pa arritur të impononte ndryshime në politikat e saj.

Protestat, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, nisën në fund të majit si kundërshtim ndaj një projekti turistik të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit amerikan Donald Trump, në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, në bregdetin e Adriatikut.

Të organizuara fillimisht nga banorë të zonës, aktivistë mjedisorë dhe organizata të shoqërisë civile, protestat u shndërruan gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë, duke tërhequr studentë dhe të rinj që kërkonin dorëheqjen e Ramës, fundin e korrupsionit dhe mbrojtjen e pasurive publike.

Gjatë verës, protestuesit marshuan vazhdimisht në rrugët e Tiranës, ndërsa flamingoja, shpend karakteristik i lagunës së Nartës, u kthye në simbolin e një lëvizjeje që bashkoi kundërshtimin ndaj zhvillimeve turistike në zonat e mbrojtura me pakënaqësinë ndaj qeverisjes së vendit.

Kjo pakënaqësi është ushqyer edhe nga një seri hetimesh për korrupsion që kanë përfshirë ministra, deputetë dhe zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, si dhe nga lidhjet me krimin e organizuar të ekspozuara në dosjet e drejtësisë.

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa kryebashkiaku socialist i Tiranës, Erion Veliaj, përballet me akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Të dy i mohojnë akuzat.

Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, të mbështetura edhe në komunikimet e dekriptuara nga aplikacioni Sky ECC, kanë ekspozuar marrëdhënie mes eksponentëve politikë dhe anëtarëve të grupeve kriminale.

Një prej rasteve më të spikatura është ai i ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, i dënuar për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Këto çështje kanë shtuar trysninë politike ndaj Ramës, i cili drejton qeverinë që prej vitit 2013, ndërsa protestuesit akuzojnë mazhorancën socialiste për korrupsion, klientelizëm dhe lidhje me krimin e organizuar.

whatsapp image 2026 10 14 at 10.45.41 pm

Tirana në flakë, protesta e studentëve përshkallëzohet në ditën e dytë

21:16 | 14/10/2026
dsc 1899

Live Blog: Protesta e studentëve

16:27 | 14/10/2026
whatsapp image 2026 10 14 at 3.53.27 pm

“Revolucion”; studentët braktisin auditoret dhe dalin në rrugë

16:04 | 14/10/2026
whatsapp image 2026 10 13 at 11.51.08 pm (1)

Mes gazit lotsjellës dhe barrikadave në flakë, revolta e studentëve trondit Tiranën

13:41 | 14/10/2026
policia duke arrestuar studentin klevi metaj gjatë protestës

Policia arreston 16 persona pas protestës së studentëve në Tiranë

10:31 | 14/10/2026
cjfvjvx 2026072218115718

PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus

07:02 | 14/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.