Përplasjet gjatë protestës në Tiranë, 29 të lënduar në Spitalin e Traumës, 23 prej tyre policë
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar bilancin e të lënduarve gjatë ditës së dytë të protestës në Tiranë. Aktualisht, në Spitalin e Traumës po marrin trajtim 23 efektivë policie, 5 protestues dhe një kalimtar.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 21:26, në Spitalin Universitar të Traumës vijojnë të marrin ndihmë mjekësore 29 persona, të cilët janë lënduar gjatë përplasjeve të regjistruara në protestë.
Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, por më pas situata u tensionua, duke sjellë përplasje dhe kaos në rrugët e kryeqytetit, ndërsa grupe protestuesish lëvizën në zona të ndryshme të Tiranës.
Ndërkohë, sipas të dhënave nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, aktualisht nuk ka persona të lënduar që po marrin trajtim mjekësor.
Bilanci i të lënduarve vjen në përfundim të ditës së dytë të protestës, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës
Digjet automjeti i patrullës së Komisariatit nr. 2 gjatë protestës, zjarrfikëset në vendngjarje
Reagon ministri Demo: Kush i ka porositur ato flakë për një skenar ogurzi për Shqipërinë, i ka bërë llogaritë gabim
- 22:05 Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës
- 21:50 Berisha: Studentët janë treguar si luanë, ndaj tyre është regjistruar dhuna më e egër shtetërore
- 21:14 Digjet automjeti i patrullës së Komisariatit nr. 2 gjatë protestës, zjarrfikëset në vendngjarje
- 21:03 Reagon ministri Demo: Kush i ka porositur ato flakë për një skenar ogurzi për Shqipërinë, i ka bërë llogaritë gabim
- 20:54 Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, djegin një makinë policie
- 20:51 Policia reagon për protestën: Distancohuni nga aktet e dhunës, 14 efektivë të plagosur, 35 persona të shoqëruar