Lajmi i fundit

LIVE/ ‘Rama jepe dorëheqjen’, studentët zhvendosin zemëratën në sheshet e Tiranës

VIDEO/ Berisha: Studentët do i mbështesim me të gjitha format e mundësitë! Rama të japë dorëheqje urgjente

21:47, 14/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh në takimin me drejtuesit e PD në Tiranë, ka deklaruar se, studentët do të mbështeten me të gjitha format dhe mundësitë, ndërsa i ka kërkuar Edi Ramës dorëheqje të menjëhershme.

Këto janë dy ditët e para. Sot Edi Rama, që më në fund doli nga vrima e miut ku ishte futur, filloi dhe po akuzon armiq që kanë penetruar te studentët e të tjerë me radhë. Unë në mënyrë më të prerë i kërkoj atij dorëheqjen e menjëhershme.

Dhe i bëj thirrje shqiptarëve të angazhohen me gjithë mundësinë e tyre në mbështetje të studentëve për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.’, theksoi Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Unë duhet të përgëzoj të gjithë drejtuesit, anëtarët, mbështetësit e PD, të cilët kanë qenë dje dhe sot kanë mbështetur studentët.

Një rol të veçantë, siç e keni parë edhe vetë, dhe i përgëzoj, në mbrojtje të studentëve kanë luajtur deputetët e PD.

Edhe në sheshbetejë, edhe në komisariate.

Mendoj se ka qenë një qëndrim i duhur, pasi ne këtë protestë, ne këta studentë do i mbështesim me të gjithë potencialin tonë.

Edi Rama nuk do ndeshet vetëm me studentët, do të ndeshet me të gjithë opozitën, me të gjithë qytetarët.

Ne studentët nuk i lëshojmë, ne do i mbështesim ata me të gjitha format dhe mundësitë.

Duhet të përgëzoj forumin rinor të universiteteve, të cilët kanë qenë shumë efiçent dhe me angazhimin e tyre kanë dhënë një kontribut vërtet të çmuar.

Këto janë dy ditët e para. Sot Edi Rama, që më në fund doli nga vrima e miut ku ishte futur, filloi dhe po akuzon armiq që kanë penetruar te studentët e të tjerë me radhë.

Unë në mënyrë më të prerë i kërkoj atij dorëheqjen e menjëhershme.

Dhe i bëj thirrje shqiptarëve të angazhohen me gjithë mundësinë e tyre në mbështetje të studentëve për largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Ai mendon se kjo protestë nuk dallon nga protestat e tjera.

Gabon shumë rëndë.

Kjo është protesta kur është mbushur kupa.

Shqiptarët kanë katër muaj që protestojnë.

Por protesta studentore është protesta e kupës së mbushur.

Nuk ka ku të shkojë.

Studentët, siç e shihni, janë shumë të kthjellët, shumë të guximshëm.

Por studentët, Tirana dhe Shqipëria kanë nevojë që PD të bëjë çdo për mbrojtjen e tyre.

Të bëjë çdo gjë për mbështetjen e tyre.

Kjo është një orë shumë e rëndësishme e historisë.

Kjo është një orë vendimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco