PSG vazhdon të dhurojë spektakël në Champions. Kampionët në fuqi shpartalluan 2-4 PSG në Etihad, duke kaluar një tjetër provë force në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.
Paris Saint-Germain ka goditur dy herë brenda pak minutash Manchester Cityn në “Etihad”, duke kaluar në avantazhin 0-2 që në minutën e 15-të.
Fillimisht ishte Désiré Doué ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 13-të, pas një pasimi të Fabian Ruiz. Talenti francez lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës, pa i dhënë mundësi reagimi portierit Gianluigi Donnarumma.
Vetëm dy minuta më vonë, Ousmane Dembélé dyfishoi shifrat. Pas një krosimi të shkëlqyer nga Doué, sulmuesi francez goditi saktë me kokë nga afër, duke e dërguar topin në rrjetë.
Manchester City 0-[2] PSG - Ousmane Dembélé 15'
by
u/xggq in
soccer
Manchester City pati mundësinë të shënonte më herët, por Antoine Semenyo shpërdoroi një rast të pastër në minutën e 12-të, ndërsa Rayan Cherki kërkoi një penallti pak më parë, pa sukses.
Në minutën e 32-të vjen edhe goli i tretë i shënuar nga Vitinha.
Pjea e dytë nis me gol për City-n, me autor Haaland në minutën e e 53-të, Akliouche shënon shpejt (62’), golin e katërt për City-n.
Haaland siglon të dytin në të 75-tën, duke ndezur një fije shprese për përmbysje.
© SYRI.net
Alarm para Egnatia-Midtjylland, UEFA vendos ultimatum: Ndeshja në ‘Air Albania’ ose humbje në tavolinë
VIDEO/ Goleadë në 'Olimpico’, Reali realizon përmbysje spektakolare ndaj Romës
Goditje për Real Madridin, Vinicius dënohet me katër ndeshje pezullim në LaLiga, mungon në 'El Clasico'Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: