Seanca plenare e planifikuar për ditën e sotme është anuluar për shkak të protestave të dhunshme që prej tre ditësh kanë përfshirë kryeqytetin.
Deputetët e PS kanë dalë nga parlamenti dhe pavarësisht se janë pyetur nga gazetarët, nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.
Sulmet e djeshme të protestuesve shënjestruan disa prej institucioneve qeveritare, konkretisht Kryeministrisë, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Arsimit, të Ekonomisë dhe atë të Drejtësisë si dhe Bankën e Shqipërisë.
Zyrtarisht kuvendi ka njoftuar se seanca e sotme shtyhet për në datën 22 tetor në orën 10:00 me po të njëjtin rend dite.
"Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për t’u zhvilluar sot, më datë 15.10.2026, do të zhvillohet ditën e enjte, datë 22.10.2026, në orën 10:00, me të njëjtin rend dite, në zbatim të Urdhrit nr. 63, datë 15.10.2026, të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi.
Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat do ta marrin sinjalin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe në faqen zyrtare të Kuvendit në Facebook", njoftoi Kuvendi.











Komente
Komento