Nga godina e djegur e Kolegjit të Europës, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me sulmet e protestuesve se kjo nuk është vepër e studentëve, teksa i ftoi ata për dialog. Për sulmet ndaj institucioneve dhe trazirat e shkaktuara në Tiranë përgjatë dy ditëve të fundit, ai bëri përgjegjëse opozitën, si duart që duan ta rikthejnë Shqipërinë në humnerë.
Kryeministri u shpreh se nuk ka kthim pas dhe vijon rrugëtimi drejt Bashkimit Europian. Orët e vështira do t’i kalojmë bashkë, tha ai. Rama siguroi se edhe autorët e sulmeve nuk do të mbeten pa u ndëshkuar nga ligji.
“Deri dje kjo ishte zyra e kolegjit të Europës shkollës së Europës së Bashkuar që e çelën në Shqipëri së bashku me udhëheqësit europian të pranishëm këtu në Tiranë. Sot kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja. Studentët janë ata që shohin larg dhe që duan të shkojnë më larg dhe më shpejt Studentet janë gjithnpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati te ulemi të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhjen. Këto janë të tjera duar. Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart e një opozite e cila me maska të verbrish përpara me zjarr dhe me hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do te rikthehet kurrë, kërkon ta rikthejnë Shqipërinë në humnerën nga ku ne të gjithë së bashku e nxorrëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike drejt ëndrës së të gjithë shqiptarëve në breza, Bashkimit Europian, dhe qëlloi që kjo zyrë e kolegjit të Europës e shkollës së gjeneratës së re të europianëve e shkollës së studentëve europianë të jetë sot simboli i gjithçkaje që Tirana dhe Shqipëria dhe shqiptarët kudo ndodhen pa anë dhe po shohin në këto orë të vështira. Janë orë të vështira, por janë orë të cilat do t'i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet sepse Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj për Europën e të gjithë studentëve të saj e të gjithë vajzave dhe djemve të saj dhe kurrë më nuk do të jenë ato duar qe e kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më të thellë opozitën shqiptare, po nuk mundet dot ta kapim për fyti Shqipërinë dhe kushdo që mendon se ligji është larg gabon. Përgjegjësia para ligjit është e gjithësecilit dhe gjithkush që ka dorë në këtë katrahur sigurisht që do të paguaj. Do të paguajë sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës dhe e kaluara që u rikthye me verbërinë e saj këto orë në qendër të Tiranës si një fantazmë që përpiqet të bëjë atë që ka bërë gjithnjë sa herë shqiptarët kanë dashur të ngrenëkokën do të mbetet e kaluara. E ardhmja është e studentëve e ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Rama.
Lajm në përditësim...












Komente
Komento