Nga godina e djegur e Kolegjit të Europës, kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me sulmet e protestuesve, duke thënë se kjo nuk është vepër e studentëve, teksa i ftoi ata për dialog. Për sulmet ndaj institucioneve dhe trazirat e shkaktuara në Tiranë përgjatë dy ditëve të fundit, ai bëri përgjegjëse opozitën, si duart që duan ta rikthejnë Shqipërinë në humnerë.
Kryeministri u shpreh se nuk ka kthim pas dhe vijon rrugëtimi drejt Bashkimit Europian. Orët e vështira do t’i kalojmë bashkë, tha ai. Rama siguroi se edhe autorët e sulmeve nuk do të mbeten pa u ndëshkuar nga ligji.
“Deri dje kjo ishte zyra e kolegjit të Europës, shkollës së Europës së bashkuar që e çelëm në Shqipëri së bashku me udhëheqësit europian të pranishëm këtu Tiranë.
Sot, kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të janë kurrë duart e studentëve. Studentët janë e ardhmja. Studentët janë ata që shohin larg dhe që duan te shkojnë më larg dhe me shpejt. Studentet janë gjithnjë te mirëpritur dhe për ta ne jemi gjithnjë gati të ulemi, të flasim, të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje për gjërat që kërkojnë zgjidhje.
Këto janë të tjera duar! Këto janë duart që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë sa herë që Shqipëria përpiqet të shkojë lart. Këto janë duart e një opozite e cila me maska të verbërish përpara, me zjarr dhe me hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku Shqipëria nuk do te rikthehet kurrë, kërkon ta rikthejë Shqipërine në humnerën nga ku ne te së bashku e nxorëm dhe prej ku po e ngjisim drejt majës historike, drejt ëndrrës së të gjithë shqiptarëve në breza, Bashkimit Europian.
Qëlloi që kjo zyrë e Kolegjit të Europës, e shkollës së gjeneratës së re të europianëve, e shkollës së studentëve europianë, të jetë sot simboli i gjithçkaje që Tirana dhe Shqipëria dhe shqiptarët ku do ndodhen pa anë dhe po shohin në këto orë të vështira. Janë orë të vështira, por janë orë të cilat do t'i kalojmë të gjithë së bashku sepse Shqipëria do të vazhdojë të ngjitet, sepse Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj për Europën e të gjithë studentëve të saj, e të gjithë vajzave dhe djemve të saj dhe kurrë më nuk do të bjerë ato duar që e ka kanë kapur për fyti dhe e kanë zhytur thellë e më të thellë opozitën shqiptare, por nuk mundet dot ta kapin për fytin Shqipërinë dhe kushdo që mendon se ligji është larg, gabon. Përgjegjësia para ligjit është e gjithsecilit dhe gjithkush që ka dorë ne këtë katrahurë sigurisht qe paguajë. Do të paguaj sepse Shqipëria nuk do të kthehet më kurrë pas. Shqiptarët kurrë më nuk do të jenë pengje të së shkuarës dhe e kaluara që u rikthye me verbërinë e saj këto orë në qendër të Tiranës, si një fantazmë që përpiqet të bëjë atë që ka bërë gjithnjë sa herë shqiptarët kanë dashur të ngrenë kokën, do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studentëve! E ardhmja është e Shqipërisë dhe shqiptarëve!”, tha Rama.
Lajm në përditësim...
-
dejavu e viteve 90 dhe 97. perse nuk e leshon pushtetin kur njerezit nuk te duan? a te duket vetja shpetimtari?
Përgjigju -
Nuk jam per dhunen e protestusve Por kisha nje gje bei te fala patronazhistit
Përgjigju -
O RROT MULLINI E KUPTO CA SISTEMI KE KRIJUAR PRINDER QE TE SHAJNE NE SHTEPI DHE TE DUAN NE ZYRA ))))) DHE REFLEKTIMIN E KE TE FEMIJET. DHE KUJTOJA DREJTORESHAVE ARSIMORE DHE TE SHKOLLAVE QE TE MBYLLESH NJEREZ BRENDA ISTITUCIONEVE ARSIMORE ESHTE VEPER PENALE TI E DI MIRE DO TI DUHET TE GJEJNE AVUKAT TE MIRE DHE TE LIRE
Përgjigju -
Po kshu ja beje edhe ti me cadre me protests Kur Salehu thoshte qe ne pu e fusim shqiprine ne europe e ti shkoje ne Europe me lal Erin e ju thoje europionve mus i fusni shqiptaret ne europe de jan muslim
Përgjigju -
Jep doreheqje or lumadh....e more ne qafe vendin
Përgjigju -
Pershendetje, duke i uruar Shqptareve kudo ku ndodhen nje dite te qete, i bej thirrje rinise Shqiptare, per maturi, pergjegjshmeri, pjekuri, qetesi dhe mbi te gjitha mos bini pre e thirrjeve per dhune, vandalizem dhe shkaterrim apo djegie te instucioneve te vendit, ato na perkasin te gjitheve, mos cenoni Rendin kushtetues dhe respektoni Ligjin. Zoti e Bekofte Shqiperine dhe shqiptare kudo ku ndodhen. Me respekt Avokate Klodjana Xhaferi (Kapaj)-FIER
Përgjigju -
prit prit se ske pare gje akoma. do te te zeme te gjalle
Përgjigju -
Ore ty te lumte,prape do fitosh persa kohe ke barbaret e Saliut perballe. Keta jane si shtaze, ngelen maj pemeve e maj shtyllave duke djeg dyqane e vjedh kioskat e rruges.
Përgjigju -
Z.Kryeministër O RI E BËJË DETYRËN O LËRË ATË.Mjaftë më me olerancë.
Përgjigju -
Nga qe nuk denohet njeri ne Shqiperi,si per '97,'98, 21 janari,Gerdeci etj,sigurisht qe keto krime do perseriten akoma.Ju keni pergjegjsine qe keto livadhsin pa i hyre gjemb ne kembe.Vazhdo keshtu,se do perseritet perseri.
Përgjigju -
Ti je maskarai me i madh i popullit sundon si skllavipronar fundin do e kesh te keq
Përgjigju -
Zoti Rama keni te drejte te thoni cfare te doni por nuk e kuptoj se cfare po beni ku i lejoni kto njerez pa dhogjike te djegin vendin,ku i keni institucionet per mbarvajtjen e mbrojtjen e institucioneve,keni lene dore te lire ne djegejen e tiranes,nuk e meriton shqiperia kte,merni masa se po djegin djeresen dhe mundin e popullit
Përgjigju -
epro! Shteti sduhet te lejoj te njejjtwt njwrwz qe jeto kater muaj kane shelle vetem shkaterrime dhe dhune . Nwrr shembull nga Dranca dhe Soanja ku shteti dhunes i pergjighet ne dhune.Tolerance per krimin e rruges qe djeg vjelk dhe dheg cre gjej peroara nuk ka . Opozita eshte irganizatire e rrenujes me ne jrte jrtekriminelin Sali
Përgjigju -
vetem muli i bashkise e zgjidh ket kahsapahne
Përgjigju












Komente
Komento