Sulmet e protestuesve gjatë mbrëmjes të së mërkurës s’kanë kursyer as një prej filialeve të Postës Shqiptare. Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka ndarë një video ku duken dëmet e shkaktuara nga protestuesit.

Copa pllakash, gurësh, shufrash hekuri, xhama të thërrmuar, mjete pune të shkatërruara, mobilie të hedhura e kompjuterë në tokë janë dëmet që mund të dallohen menjëherë pas sulmeve të protestuesve.


Lajmi kryesor:

‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore, zjarr 3 ministrive e 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private! 51 policë të lënduar dhe 65 të shoqëruar