Gjimnazistë të disa gjimnazeve në Tiranë kanë bojkotuar sot mësimin për tiu bashkuar protestës së studentëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Nga videot dhe informacionet e mbërritura në redaksinë e Syrit kanë bojkotuar mësimin gjimnazistët e shkollës ‘Ismail Qemali’ në Tiranë, gjimnazi në Kamzë dhe 'Myslym Keta' në Kombinat.
Gjimnazistët nga Kamza po marshojnë drejt Tiranës duke u bërë thirrje dhe të tjerëve të bashkohen
‘Hajde të gjithë së bashku’
Foto: Gjimnazistët e Kamzës drejt Tiranës

Foto: Gjimnazistët e 'Qemal Stafës'
© SYRI.net