Aktualitet

“Të gjithë së bashku!”/Gjimnazistët e Kamzës bojkotojnë masivisht mësimin, dynden në rrugë!

Protesta e sotme nis nga Kamza, ku gjimnazistët kanë bojkotuar masivisht mësimin. Protesta pritet të shtrihet më tej në të gjithë Tiranën, ashtu siç ndodhi edhe dy ditë më parë, kur nxënës të shkollave të mesme dhe studentë iu bashkuan tubimeve kundër qeverisë.

Bojkoti i mësimit dhe dalja e gjimnazistëve në rrugë vjen në vijim të protestave të të rinjve, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë.

Gjimnazistët e shkollës së mesme “Qemal Stafa” në Rrugën e Durrësit, sot bojkotuan mësimin, për t’iu bashkuar protestës së studentëve të cilët kërkojnë largimin e qeverisë. Në shenjë proteste bllokuan rrugën para shkollës me koshat e plehrave, të cilave iu vunë flakën.

Studentët e Universitetit të Durrësit “Aleksandër Moisiu” gjithashtu kanë bojkotuar mësimin dhe po nisen drejt bashkisë për të protestuar.

Një student me megafon bëri thirrje:

Bashkohuni me ne! Dilni nga klasa!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.